Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi militantët e Sali Berishës hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt efektivëve të policisë që kishin krijuar një kordon sigurie përballe Kryeministrisë.

Koçiu shkruan se "dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve".

"Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. 

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve. 

Dhuna nuk është zgjidhje! 

Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit",- shkroi ministrja.

Po ashtu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Sali Berisha është i mbaruar jo vetëm politikisht, por dhe mendërisht e fizikisht.

“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Vandalizmi i militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e '97

1771618962_WhatsAppImage20260220at19.48.27.jpeg

Ministrja Koçiu, reagim përmes rrjeteve sociale:

Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin.

Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë. 
Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy dekadash, atëherë e vetmja rrugë është dhuna si streha e fundit e paaftësisë. 

Të thërrasësh shqiptarët të bëhen mish për top për marrëzinë tënde personale, ndërkohë që ata ta kanë dhënë përgjigjen me votë rresht për 20 vite, është kulmi i pafytyrësisë politike.

Ata thonë se kjo është një protestë qytetare? Cili qytetar i këtij vendi do të shihte qytetin e tij të digjej? Të djegësh institucionet nuk është politikë, është vandalizëm. Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim. 

Kjo nuk është një protestë kundër qeverisë. Kjo është një protestë kundër Shqipërisë që punon, kundër stabilitetit, kundër sigurisë së çdo familjeje dhe kundër imazhit të një vendi që sot respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare. 

Ky nuk është opozitarizëm, ky është sabotim kombëtar nga ata që Shqipërinë e duan vetëm nëse mund ta kenë si pronë private, përndryshe duan ta shohin në flakë.

Dhe nesër, kur të dilni për të përgënjeshtruar turpin tuaj të sotëm e për t’ua shitur shqiptarëve dhunën si “ndjenjë lirie”, mendohuni mirë. Mendohuni dy herë, sepse Shqipëria nuk është më as ajo e 97-ës dhe as ajo e rrëmujës suaj mendore.

Ora 20:21
Protesta e Berishës, Balla: Vetëm një i mbaruar politikisht mund të godasë flamurin kombëtar dhe institucionet e vendit

1771498292_WhatsAppImage20260219at10.51.23.jpeg

Taulant Balla

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është i mbaruar jo vetëm politikisht, por dhe mendërisht e fizikisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se në protestën e dhunshme të PD, u cënuan institucionet dhe simbolet e shtetit.

“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

Ora 20:19
Protesta e dhunshme e PD, ministri Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr dhe flakë, por stabilitet

1770111429_gogu.jpg

Ministri Toni Gogu

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar për protestën e dhunshme të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u shpreh se ata që pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve, në fakt nuk përfaqësojnë aspiratat reale të tyre.

Gogu shtoi se qytetarët shqiptarë nuk duan zjarr e flakë, por kërkojnë stabilitet, punë të përditshme dhe zgjidhje konkrete për problemet.

“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin. Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet!”, shkruan Gogu.

Ora 19:40
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Taulant Balla: Grup kriminal me molotovët e një plaku të rrjedhur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi pas protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Duke postuar video të ‘grupi i zjarrit’ të rekrutuar nga Partia Demokratike që ecin të mbuluar me çadra edhe pse nuk bie shi, Balla ironizoi organizatorët e tubimit dhe aktet e dhunës, duke i cilësuar ata një “grup kriminal”.

“Ja sheshi, ja mejdani ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur”, shkroi ai.