Ministrja e Brendshme Albana Koçiu thekson se për shkak të situatës me përmbytjet në vend, janë angazhuar në terren rreth 5500 forca të Policisë së Shtetit e mbi 720 efektivë të zjarrfikëses. Koçi sqaron se angazhimi në terren do të vijojë si dhe gatishmëria për t’i ardhur në ndihmë çdo personi apo familje që do të ketë nevojë.
“Kemi qenë në gatishmëri me të gjitha strukturat. Nga këto takime dhe nga prezenca në terren kemi bërë të mundur që të gjendemi pranë qytetarëve që kanë pasur nevoja për evakuim apo ndërhyrje. Është e vetëkuptueshme që policia e shtetit dhe zjarrfikëset janë në krye të detyrës. Rreth 5500 punonjës të policisë ka qenë në angazhuar në terren. Janë 700 mjete të policisë që janë vendosur në dispozicion për të ndihmuar.
Forcat zjarrfikësve që janë mbi 720 efektivë që janë të angazhuar, kanë kryer roli ne tyre. 5 automjete zjarrfikësve në dispozicion. 22 pompa thithëse të vendosura në zonat problematike. E rëndësishme është shpëtimi i cdo jete”, tha ministrja Koçiu.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro









