Ministrja Kumbaro deklaron uljen
e moshës së pensionit për artistët

Ministrja Kumbaro deklaron uljen<br />e moshës së pensionit për artistët
TIRANE- Ligji aktual për moshën e lartë të daljes në pension të artistëve, sidomos balerinëve dhe valltarëve është përballur me protestat dhe kërkesën e uljes së moshës së daljes në pension të nga sindikata e artistëve. Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, është pajtuar me kërkesën e uljes së moshës së daljes në pension të artistëve. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë (SPASH), Reshat Ibrahimi shprehet se këto ditë ka marrë pohimin e ministres Kumbaro për uljen e moshës së pensionit të artistëve pas kërkesës së bërë pesë vjet më parë”.

Kryetari i sindikatës shprehet se në ligjin aktual një balerinë apo valltare del në pension në moshën 60-vjeç, ndërkohë që kapaciteti fizik i tyre nuk ua lejon vijimin normal të profesionit. Sipas projektligjit të ri, gratë valltare, balerina dhe artistët e cirkut parashikohet të dalin në pension në moshën 45 vjeç, ndërsa duhet të kenë 23 vite vjetërsi pune, nga të cilat 15 vjet në këtë profesion.

Për burrat e profesioneve të mësipërm kërkohet që mosha e daljes në pension të ulet në 50 vjeç, ndërsa vjetërsia e punës në 28 vite, nga të cilat 20 në këtë profesion. Gratë orkestrante fryme, solistët, koristët që kanë vjetërsi pune 28 vjet, nga këto 20 vjet në profesion kërkohet të dalin në pension në moshën 55 vjeç, ndërsa burrat 60 vjeç. . Në kërkesën e tyre artistët kanë argumentuar se profesionet që kërkojnë energji dhe virtuozitet si ai i balerinëve dhe valltarëve, kërkon artistë me moshë të re.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat