Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka njoftuar se në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro ka shkruar se ky studim jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve.
Po ashtu në njoftim Kumbaro bën të ditur se rezultatet e studimit në fjalë do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave.
Njoftimi i Kumbaros:
Në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt
Ky studim ndërkombëtar i International Association for the Evaluation of Educational Achievement, i administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar na jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave
Komente











