Ministrja Kumbaro promovon
dhe mbështet revistën “Symbol”

Ministrja Kumbaro promovon<br />dhe mbështet revistën “Symbol”
TIRANE- Ministria e Kulturës ka promovuar dje revistën kulturore “Symbol”, me mbështetjen e Ministres, Mirela Kumbaro. Stafi i redaksisë së revistës ka barë të ditur se ne botimet e saj do të marrin pjesë edhe figura të njohura të kulturës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Revista kulturore Symbol ka marrë këtë emër për dy arsye: e para, sepse është revistë që ka për objekt kulturën, e cila në esencë të saj ka simbolin si gjuhë universale; së dyti, sepse në mënyrë simbolike bashkon rreth një sofre kulturore të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Symbol boton arritjet kulturore në lidhje me kulturën, provokon debate dhe promovon idetë e reja; mbledh rreth vetes penat më të shquara, ofron material dhe hapësirë për shoshitje problemesh. Symbol drejtohet nga një redaksi profesionale, ka një natyrë heterogjene, ka karakter inkluziv dhe mbush një vakum informativ e teorik në fushat përkatëse, duke krijuar një pamje sinoptike mbi zhvillimet kulturore shqiptare dhe mbi teoritë e avancuara në botë përkitazi me kulturën.

Symbol e sheh kulturën në plan total, prandaj aty përfshin edhe filozofinë si formuese e konditave të përgjithshme të kulturës, edhe sociologjinë si matës i zhvillimeve dhe ndikimeve kulturore, edhe gazetarinë si përcjellëse dhe prezantuese e aktiviteteve kulturore. Symbol është shtëpia e shkrimeve letrare dhe e shkrimeve për teatrin, kinematografinë, muzikën, dhe artet figurative.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato