Ministrja Kushi u uron pushime të mbara nxënësve: Në asnjë moment mos iu ndani librit

Ministrja Kushi u uron pushime të mbara nxënësve: Në asnjë moment mos iu ndani librit

Ministrja, Evis Kushi dhe disa nxënës

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi iu ka uruar nxënësve pushime të mbara, por duke dhënë edhe një këshillë për ta. Kushi thekson se është e rëndësishme që përveç lojërave, të fokusohemi edhe në lexime.

 “Pushimet verore tashmë kanë filluar, unë kam një këshillë për të gjithë ju. Shijojeni sa më shumë këtë verë, me lojëra, me aktivitete sportive, por sidomos duke lexuar. Sezoni veror le të na shërbejë për të grumbulluar sa më shumë energji pozitive për vitin e ardhshëm shkollor. Leximi i librave apo edhe përsëritja e njohurive që keni marrë përgjatë vitit që lamë pas, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni gati për klasën pasardhëse. Prandaj, në asnjë moment mos iu ndani librit”, shkruan Kushi. 

Ajo ka nënvizuar se falë punës dhe këmbënguljes së përbashkët, ky vit i vështirë shkollor u mbyll me sukses, dhe kjo është kënaqësi dhe krenari për të gjithë bashkë. Më tej Kushi bën të ditur se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së bashku me të gjithë mësuesit në të gjithë vendin, janë angazhuar e do të punojmë fort që viti i ri shkollor t’i gjejë sa më të përgatitur.

 “Ndërkohë që ne në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së bashku me të gjithë mësuesit tanë në të gjithë vendin, jemi angazhuar e do të punojmë fort që viti i ri shkollor të na gjejë sa më të përgatitur. Me shpresën e mirë se viti i ardhshëm do të fillojë më i mbarë, unë ju uroj të gjithëve pushime të mbara në Shqipërinë tonë të mrekullueshme! Përqafime të gjithëve”, shkruan Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen