Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar në mbrëmje familjet e eavkuara nga fshati Valias i Ri.

Ministria ka shkuar pranë familjeve Tusha e Çikaj, në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë ku janë strehuar këto familje pas përmbytjes së banesave të tyre.

Manastirliu deklaroi se këto familje do të mbështeten nga ministria, duke ju ofruar akomodim të përshtatshëm dhe shërbime sociale.

“Aktualisht po ofrohet shërbim shëndetësor me ekipet e urgjencës në territor, por gjithashtu këto familje do të mbështeten me shërbime sociale dhe një akomodim të përshtatshëm përmes strukturave të Shërbimit Social Shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, u shpreh Manastirliu.

manastirliu
manastirliu

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com