Ministrja norvegjeze jep dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë

Ministrja norvegjeze jep dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë

Sandra Borch

Një ministre norvegjeze ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të magjistraturës një dekadë më parë. Një tjetër ministër në Norvegji po përballet me akuza të ngjashme.

Sandra Borch, ministrja e Arsimit të Lartë e Norvegjisë, pranoi në një konferencë shtypi më 19 janar se ishte përpjekur të shkurtonte pjesë të tezës së saj pas akuzave.

“Kur shkrova tezën e masterit rreth dhjetë vjet më parë, bëra një gabim të madh. Kam marrë tekst nga vepra të tjera pa përmendur burimin. Më vjen keq”, tha Borch për mediat lokale. 

Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve E24, më shumë se 20% e tezës së Borch, të cilën e përfundoi në Universitetin e Tromsø në 2024, ishte “vjedhur” nga gjashtë studentë të tjerë, raporton Associated Press.

Kryeministri Jonas Gar Stere tha se veprimet e Borch “nuk janë në përputhje me besimin që është i nevojshëm për dikë që të jetë në pozicionin e ministres së arsimit të lartë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit akuzohet gjithashtu për plagjiaturë.

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë