Me disa prej banorëve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u takua gjatë vizitës në familjen e Trifon Çipës.
“Denoncuesit po bëhen më të shpeshtë në këtë portal edhe më bëhet shumë qejfi për këtë. Në fakt kjo është një mundësi shumë e mirë, se si ne mund të kontaktojmë me të gjithë qytetarët. Me këtë platformën e re,bashkëqeverisjen me qytetarët, është ajo çfarë keni bërë ju dhe ajo që duhet të bëjë çdo qytetar, është mundësia që na jepet për të njohur shqetësimet edhe problemet e për t’i adresuar. Dua t’ju siguroj që është një portal që do të funksionojë maksimalisht. Ka një grup të madh njerëzish përfshirë ne ministrat, stafet tona, përfshirë deputët që do të jenë gjithë kohën të angazhuar për të kthyer përgjigje, për të adresuar problematikën që na vjen përmes portalit, ashtu si keni bërë edhe ju”, tha ministrja në bashkëbisedim me banorët.
Mbështetur në prioritet e Qeverisë në këtë mandat të dytë, ministrja siguroi banorët se vëmendja ndaj fshatit dhe zonave rurale këtë 4 - vjeçar do të jetë maksimale.
“Nuk është e lehtë të administrosh pak gjë, e megjithatë, në katër vite ne kemi qenë ekonomiqarë të mirë. Dëshira është jashtëzakonisht e madhe për të bërë shumë më tepër nga çfarë kemi mundësi të bëjmë, por të paktën jemi në rrugë të mbarë. Kemi investuar te gjërat kryesore e tani do të fillojmë të shtrihemi në ato, le të themi dytësore, pra nga qyteti do të vijmë në fshat. Zhvillimin urban do ta sjellim edhe në fshat, do të bëjmë çmos që problemet e gjithsecilit të vlerësohen. Dua që të keni besim,që ne po bëjmë maksimumin për të qenë sa më besnikë ndaj atyre gjërave që kemi premtuar dhe që kemi thënë”, tha ajo mes të tjerash.
Ministrja Xhaçka shoqërohej nga zv.ministri Petro Koçi, deputeti Vullnet Sinaj dhe zv.kryetari i Bashkisë sëVlorës, Ardian Musta.
(Ministrja Olta Xhaçka gjatë takimit me familjen e Trifon Çipës)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com












