Referendumet ruse në Ukrainë, Shqipëria: Lëvizje e dëshpëruar e Moskës që po humb luftën! Rezistencë heroike e ukrainasve, po fitojnë
Momente nga lufta e ushtarëve ukrainas
Shqipëria e ka cilësuar si ‘lëvizje të dëshpëruar’ deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke thënë se lufta ilegale ka shkatërruar ushtrinë ruse ndërsa thekson se fitues në këtë betejë janë ukrainasit, për të cilët thotë se asgjë nuk do e dobësojë mbështetjen ndaj rezistencës heroike.
"Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike. Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse. Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës", shkroi Xhaçka.
Reagimi i Xhaçkës vjen pasi Vladimir Putin në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, që pas fillimit të luftës në Ukrainë, shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak duke thënë se është shumë e nevojshme që të merren masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat. Putin shtoi se kishte firmosur dekretin ndërsa shtoi se ushtrisë pritet t’iu bashkohen rezervistët. Gjithashtu sqaroi se edhe qytetarët që dëshirojnë të mobilizohen do të kenë statusin e forcave të armatosura.
Më parë ka reaguar dhe ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov duke thënë se deklaratat e Putin janë të rrezikshme. Gjatë aktivitetit të organizuar në kryesinë e kuvendit për Mariupolin, një ndër qytetet më të goditura të Ukrainës, u shpreh se liderët botërorë duhet të reagojnë për të ndaluar veprimet e presidentit rus.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor, 19:12
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor, 19:56
-
Nga 'zhdukja' e avionit te zemërimi i Putin, si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?
12 Dhjetor, 19:52
-
SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez
12 Dhjetor, 16:44
-
Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si president i SHBA
12 Dhjetor, 13:42
-
Fluturimi sekret rus për të shpëtuar Assadin! Ishte Putin ai që e bindi që të ikte nga Siria
12 Dhjetor, 13:15
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45