Minoritarët grek me banim në zonën e Gjirokastrës, kanë nxituar të marrin pjesë në zgjedhjet që po zhvillohen sot në shtetin fqinj. Grupe të organizuara përmes linjave direkte të autobuzëve Gjirokastër-Janinë apo Gjirokastër-Athinë, janë thirrur për të shprehur verdiktin e tyre në favor të subjekteve të ndryshme politike.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë parë edhe autobuzë të linjave në fshatin Dervician ku është edhe kryeqendra urbane e minoritetit helen në Gjirokastër, të cilët janë mbushur me zgjedhës që zotërojnë pasaportë greke që rjedhimisht është e mjaftueshme për të votuar. Nuk dihet numri i saktë e minoritarëve që janë nisur për të votuar në Greqi, por burimet zyrtare nga Stacioni Kufitar i Kakavijes, konfirmojnë se deri në orën 09:00 kanë kaluar për në Greqi, mbi 3000 persona.
Minoritarët grekë për A1 Report në momentet e hyrjes për në territorin grek, kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të votuar në Greqi dhe më së shumti janë pozicionuar në kampin opozitar.
“Po shkojmë për të votuar në Janinë se aty figuron emri im në listën e votuesve, Uroj që këto zgjedhje të sjellin diçka të mirë për popullin dhe shtetin grek.”-shprehet një minoritar grek.
“Po shkojmë për zgjedhjet për të votuar, emri na ka dalë në listën e zgjedhësve në Athine. Po shkoj për të votuar bashkë më bashkëshortin.”- shprehet një tjetër minoritare.
Tok me minoritarët të rinj apo të reja, madje edhe të moshuar, kanë nxituar edhe drejtuesit vendor të komunave të Dropullit dhe të Pogonit. Kështu kreu i zgjedhur i Komunës së Dropullit të Sipërm Hristo Duci ka udhëtuar drejt Athinës së bashku me kryetarin e Komunës së Pogonit Thanas Qiro për të votuar ndërsa kreu i zgjedhur i Komunës së Dropullit të Poshtëm Dhimitër Maluqi drejt Janinës për të votuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO