Minoriteti, Dule përplas Ruçin
sërish me Bashën në Kuvend

Minoriteti, Dule përplas Ruçin<br />sërish me Bashën në Kuvend<br /><br>
Kryetari i Kuvendit, Ruçi është përplasur sërish me kryetarin e PD, Lulzim Basha në seancën e sotme plenare. Këtë herë për propozimin e Vangjel Dules për të hequr nga rendi i ditës ligjin për minoritetet, pasi nuk është respektuar rregullorja.

Basha ka dalë në krah të Dules, duke i kërkuar Ruçit që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe të mos i vendosë kazmën parlamentit. Ruçi e hodhi në votim duke e rrëzuar propozimin.

Debati në Kuvend

Dule: Përfshirja në rendin e ditës të projektligjit për pakicat nuk përmbush kriteret ligjore. Raporti për projektligjin duhet të ishte dorëzuar tre ditë para seancës së sotme, raporti u dorëzua dje në orën 11:00. Jemi në shkelje të rregullores, nuk e di nëse arsyeja është në vetëdije. Komisioni për çështjen...

Manja: Raporti është dorëzuar ditën e martë, sipas rregullores

Ruçi: Miratimi në parim u krye ditën e martë. Nuk shikoj ndonjë shkelje të rregullores.

Halimi: Nëse keni një vendim, merreni rregulloren lexojeni dhe rrëzojeni me argument

Ruçi: Për të sqaruar edhe Dulen për nenin 32/38, keni parasysh edhe nenin 70. Raporti i komisionit dhe mendimet e komisioneve të tjera, shumëzohen dhe shpërndahen të paktën 2 ditë para shqyrtimit në seancë. Pra përderisa kemi të bëjmë me ditën e martë, sot është e enjte, është konform nenit.

Ruçi: Dule kërkon që të mos shqyrtohet sot. Ka një mendim pro, një kundër, e hedhim në votim. A jeni dakord që ligji të dalë jashtë rendit të ditës.

Basha kërkon fjalën

Ruçi: Për këtë cështje mbaroi diskutimi. Atëherë qëndron në rendin e ditës.

Basha: Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd në qesharak, tragjik. Të votojë pro ose kundër, kur rregullorja e përcakton. Duhet të zbatosh rregulloren dhe jo ta amendosh. Kjo është fatkqeësi për vendin dhe për këta që vetëm ngrenë dorën. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Zbato rregulloren, ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, por mos i vendos kazmën parlamentit. Ka disa parashikime si vijohet. Unë nuk marr asnjë pozicion për propozimin e Dules, por respekto procedurën. Mblidh institucionet Këshillin e Rregullores. Nuk dua që edhe kjo seancë të degjeneroi si herën e kaluar dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekje për të devijuar debatin.

Ruçi: Jam i detyruar të sqaroj Bashën për hedhjen në votim të propozimit të Dules. Kam respektuar rregulloren

Dule: Pse ky ligj mbrohet nga Ministria e Jashtme dhe jo nga e Drejtësisë apo e Brendshme? Kush vend fqinj është marrë shembull për ligjin për minoritetet?

Bushati: Ligji është firmosur nga 4 ministri. Ministria e Jashtme është përgjegjës për të raportuar te instancat ndërkombëtare. Keqardhje që ju nuk keni qenë pjesë e diskutimeve për këtë cështje. 

Ka vende të rajonit që nuk e njohin pakicën si koncept dhe nuk aderojnë as një konventë, por ka edhe vende si Shqipëria që ka dëshmuar ndjeshmëri. Kemi marrë praktikat më të mira Europiane dhe jo të rajonit. Jemi asistuar nga komisioneri i OSBE. Jemi konsultuar me shoqatat. 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin