Rezidenca e presidentit bjellorus, Alexandre Lukashenko.
MINSK, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bisedimet për paqe mes Kievit dhe rebelëve prorusë mbi të ardhmen e rajonit separatist në lindje të Ukrainës rifilluan sot në Minsk, pas rreth katër muaj ndërprerje, deklaroi zëdhënësi bjellorus i diplomacisë, Dmitri Mironçik.
Bisedimet mbi rregullimin e konfliktit që ka shkaktuar më shumë se 4 700 të vdekur në tetë muaj filluan pasdite në ish-residencën e presidentit bjellorus, Aleksandre Lukashenko, ne qendër të Minskut dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura, njoftoi ky zëdhënës.
Në këto bisedime marrin pjesë ish-presidenti Leonid Kuçma, ambasadori rus në Ukrainë, Mihail Zurabov, përfaqësuesja e OKB-së, Heidi Tagliavini dhe përfaqësues të separatistëve mes të cilëve Andrei Puçilin (Republika e vetëshpallur e Donetskut)./
/G.S/ a.jor.










