Në një intervistë të dhënë, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj teksa komentonte sherrin e rradhës për të shkuarën e ish-presidentit Meta, i bënte thirrje këtij të fundit për ta zgjidhur ai vetë këtë lëmsh të ngatërruar, i cili në këto orë duket se po ve në lëvizje parlamentin dhe të të gjithë politikën shqiptare, në mesin e sezonit të pushimeve. Gjekmarkaj i bënte apel Ilir Metës që t’i drejtohej zyrtarisht Autoritetit që merret me dosjet, duke i kërkuar që të deklasifikojë gjithçka që gjendet në arkivat e Sigurimit të Shtetit për personin e tij.
Natyra e ligjit shqiptar të dosjeve ja le qytetarit iniciativën e hapjes dhe deklasifikimit të materialeve që kanë të bëjnë me personin e tij në arkivat sekrete të komunizmit. Në anën tjetër, për zyrtarët apo përfaqësuesit politikë që kandidojnë për poste të larta shtetërore, autoriteti duhet të paisë me certifikatë pastërtie secilin prej tyre. Ngërçi aktual që ka të bëjë me ish-presidentin Meta dhe akuzat për përfshirje në dosjet e Sigurimit, lidhet me faktin se për shkak të një amendamenti ligjor të disa viteve më parë, Meta dhe të tjerë zyrtarë të lartë që kanë marrë certifikata pastërtie në të shkuarën e largët, nuk mund të verifikohen kur dalin fakte të reja gjatë rrugës.
Kjo rrethanë e vendos në duart e vetë personit, në këtë rast të ish-presidentit, mundësinë për të hedhur dritë e sqaruar brenda pak ditësh, statusin real në raport me përfshirjen ose jo në aktivitete rekrutimi në të shkuarën komuniste. Sugjerimi i Gjekmarkajt e fut sherrin aktual për “dosjen Meta” në hullinë procedurale, duke tentuar ta nxjerrë nga pazari i zhurmshëm i politizimit dhe propogandës.
Ilir Meta nuk ka paraqitur deri tani ndonjë kërkesë zyrtare pranë Autoritetit, për të sqaruar statusin e tij. Po mjaftohet me certifikatat e pastërtisë që ka marrë nga komisionet Mezini e Bezhani. Në anën tjetër vetë autoriteti shtetëror i dosjeve po pretendon se së fundi kanë dalë në sipërfaqe fakte në lidhje me Metën, të cilat as Bezhani e as Mezini nuk i kanë evidentuar.
Nuk ka njeri më të interesuar sesa Ilir Meta që të bëjë transparencë mbi këto akuza që nesër, kur Kuvendi të miratojë eventualisht rrëzimin e amendamentit të vitit 2015, mund të krijojnë një situatë tejet delikate për atë vetë. Deri tani ish-presidenti po e trajton problemin në rrugë politike e populiste. Akuzon se po i bëhet një komplot, pa tentuar të hedhë dritë ai vetë i pari në rrugë zyrtare e ligjore, për komplotin e pretenduar.
Në thelb Dosja Meta mund të sqarohet vetëm proceduralisht. Korsia politike vetëm sa e ka mjegulluar e fshehur ndër vite problemin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit në politikën shqiptare. Meta ka shansin ta shfryjë me një të rënë të lapsit akuzën e rëndë publike të përfshirjes me Sigurimin e Shtetit. Mjafton t’i kërkojë në rrugë zyrtare Autoritetit që të deklasifikojë çfarë ka në adresë të tij. Imagjinoni si do të dukej në publik një përgjigje zyrtare e Autoritetit të dosjeve që ai është i pastër e pa implikime në të shkuarën. Çfarë do t’i mbetej këtij institucioni që sot i zbërthen inicialet I.M si “Ilir Meta”, nëse do të detyrohej të shprehej për të kundërtën?! Çfarë do t’i mbetej Edi Ramës dhe të tjerëve në qeveri, apo edhe kryetares së Kuvendit, që kanë folur për fakte tronditëse në adresë të Metës, nëse vetë Meta dilte i pastër?! Bumerangu do të ishte i tmerrshëm dhe imazhi publik i maxhorancës do të dilte tejet i dëmtuar nga kjo histori. Pse po vonon atëhere zoti Meta?!
E vërteta historike e dosjeve është mjegulluar rregullisht në këto 30 vite, duke u futur në ingranazhet hileqare të politikës. Deri më sot procesi i gjetjes, identifikimit dhe largimit nga jeta publike të bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk ka ndodhur i plotë, sepse ai është filtruar vetëm nëpërmjet lenteve të politikës. Aty janë fshehur mëkatarë ose janë goditur padrejtësisht persona pa hije në të shkuarën e tyre.
Megjithatë sot kemi një kuadër ligjor e institucional që mund të hedhë dritë në mënyrë objektive mbi këtë sektor të errët të jetës shqiptare. Dhjetra e qindra episode personash që kanë zbuluar çfarë përmbajnë arkivat sekrete për ata dhe të afërm të tyre duke ndjekur hapat ligjore, janë një bazë e kënaqshme objektiviteti dhe praktike solide për të shkuar tek e vërteta. Ilir Meta dhe politikanët e tjerë, të cilët i kanë dhënë formë këtij procesi duke miratuar ligje e rregulla loje, duhet t’i binden faktit që vetëm procedura, e jo klithmat e politikës e propogandës, mund të çojnë tek zbardhja e të vërtetës.
Dosja I.M s’duhet të bëjë përjashtim nga rregulli, paçka se kritikët e qeverisë kanë gjithë të drejtën e botës të dyshojnë për manipulim të Edi Ramës, ashtu siç ka të drejtë edhe pjesa tjetër që të mendojë të kundërtën. Nga ky qerthull na nxjerr vetëm procedura, jo politizimi.
Shumë e saktë Z.S.Minxhozi.Pse unë jam 100 % i sigurt se IM ka kënë SIGURIMS: 1.Në 2015 Skraparliu Spartak Braho ish Kryetar i Kom.Sigurisë ka deklaruarë se..ligji Bezhani,Mezini nuk duhet të ndryshoi dhe se Ata që kan marr çertifikatë sigurie Atje..nuk duhet të marrin çertifikat tjetër..! Kjo deklaratë nuk është bërë pa qëllim.Në atë kohë Qeveria Rama 1 ishte në koalicion me LSI dhe PS nuk ja prishi terezinë S.Brahos dhe IM. 2.Ditë më parë në TopÇenell E.Vasili u ndodhën Tit Vasili dhe Simon Miraka.Ky i fundit me 1/2 zëri u shprehë se..Edhe sot po të shkoi IM te autoriteti dosjeve do të marri të njëjtën çertifikatë sigurie se..IM nuk ka qën Spiun..! -Ndërsa P.Vasili deklaroi prerë se..Kuvëndi Shqipërisë nuk ka të drejtë të ndryshoi ligjin Bezhani-Mezini sa herë vijnë mesazhe ANONIM..! -Ndaj IM është i zënë si miu në çarkë dhe nuk ka për të kërkuar pastërtinë e figurës së tij. -Shpresa e vetme e IM është tek S.Berisha se mos Ai e ka fshehur dosjen e tij përgjithmonë për ta nxjerrë në mandatin e tretë Qeverisës PD+PL.
Përgjigju