Minxhozi: Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur!

Minxhozi: Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur!

Ilir Meta ka vendosur të thotë “Jo” deri në fund. Siç tha për zgjedhjet, si thotë thuajse përditë për ligjet që i vijnë nga Parlamenti, apo për sa e sa firma e shkresurina që i duhet të firmosë gjatë mandatit të tij të mërzitshëm presidencial. Këto orë kryetari ynë i shtetit sajoi rrëmujën e rradhës, që lidhet edhe një herë me të përjetshmen reformë në drejtësi. Një rrëmujë proceduriale që vetëm shqiptarët me shtetin e tyre njëqind e ca vjeçar, dinë të krijojnë. Kuvendi ka ndërhyrë për të zgjidhur lëmshin kushtetues që lidhet me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke krijuar një situatë paradoksale, që ne banorët e këtij vendi e kujtojmë fort mirë. Ju kujtohet kur presidenti shpalli fillimisht zgjedhjet lokale më 30 qershor, e më pas i anulloi? Ju kujtohet kur perëndimorët  u detyruan të ndërhyjnë në këtë sherr, ku merrte pjesë edhe opozita me shashka në dorë, për të ngulur këmbë që 30 qershorin të mos e merrte para turma me shtiza e shishe boje?

Po më vonë, gjatë protestave, a ju kujtohet kur ambasadat detyroheshin që para secilës prej tetë protestave kombëtare, të nxirrnin nga një manual të veçantë për gjërat që s’duheshin bërë para Kryeministrisë (mos thyeni, mos digjni, mos ushtroni dhunë)?

E pra ja ku ndodhemi sërish në të njëjtën gjendje qesharake, kur kreu i shtetit bllokon gjykatën që do e gjykojë së afërmi, ndërkohë që amerikanë, evropianë e gjermanë turren për të duartrokitur shbllokimin e procesit nga Parlamenti. Ndodhemi në të njëjtin ngërç, me aktorë të njëjtë, për të njëjtat arsye: bllokimin e shtetit dhe reformave që ai kërkon të ndërmarrë!

Po bëhet gjithnjë e më vështirë të besohet, pesë vjet pasi reforma në drejtësi ka startuar, se kjo opozitë dhe ky president e kanë seriozisht për zemër këtë operacion epokal pastrimi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kjo akuzë është thënë e stërthënë, po ja që mesa duket duhet përsëritur. Lista e gjatë e rrethanave ku opozitarët e kanë vënë veten e tyre me vullnet të plotë, kundër përmbushjes së reformës, tashmë heq çdo mundësi për të recituar alibinë e përjetshme “ne e duam, Rama bën sikur e do”!

Situata e krijuar nga pastrimet që po bën Vetingu në drejtësi, kanë sjellë jo vetëm bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, por kanë prodhuar urgjencë dhe keqfunskionim të të gjithë sistemit, me vakumin e madh që kanë krijuar. Kur Bundestagu, siç e kujtonte pak më parë ambasadori gjerman, parashtroi nevojën urgjente të funksionimit të gjykatave, të gjithë, përfshirë Metën dhe opozitën, thanë se piketat e Bundestagut ishin udhërrëfyesi i vetëm drejt daljes nga kolapsi juridik i vendit. Dhe çfarë ndodhi?! Në më të parin rast që u paraqit, u tentua të bllokohet Gjykata Kushtetuese. Lufta personale e Ilir Metës u bashkua edhe një herë tjetër me interesat po aq meskine të opozitës. Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daja: 14/11/2019 16:37

    Parlamenti duhet me patjeter ta ndaloje kete president te marre e te shkalluar,kete monster e kryemafioz e te mos e lejoje te beje si ti doje bytha ketij sharlatani,urgjent ti tregohet vendi ketij funderrine.

    Përgjigju
  • Dhe nje: 12/11/2019 23:31

    ..,, Presilesh langaraq qe e ka bere Monika si nje dordokec ne maje te Piramidrs shtetrore bolekandari nga Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare