Skënder Minxhozi: Gardistët ishin dele, s’keni parë Agronin juve…

Skënder Minxhozi: Gardistët ishin dele, s’keni parë Agronin juve…

Me rreth të kuq, Agron Neza

Kanë ndërruar grykat armëve! Punë e madhe. Kanë vrarë njerëz të paarmatosur dhe krejt të parrezikshëm për “zinxhirin komandues”! S’na bëhet hiç vonë. Kanë fshirë serverat dhe gjithë provat e tjera! E çfarë pastaj?! Kanë shpikur një grusht të paqenë shteti për të mbuluar krimin e vet! Ohuha, na mërzitët me të njëjtin refren. Ka dalë kreu i tufës dhe ka thënë se do të vrasë sërish po i vajtën te gardhi! Mirë ka bërë, ashtu e meritoni.

Por ama në anën tjetër…….të gjithë në shesh kundër Edi Ramës, sepse një farë Agron Neza në Amerikë i paska dhënë para nën dorë në një garazh makinash një agjenti të FBI, edhe ky tërësisht i panjohur për cilindo nga tre milion e gjysëm shqiptarët brenda e jashtë vendit. E për këtë fajin e ka eksluzivisht Rama dhe qeveria e tij. S’na duhet hiç nëse nuk figuron askund si dorovitës parash, fabula që kemi (një proces që sapo ka nisur, ku Rama vetë nuk është fare palë) na del e na tepron, prandaj o burra te sheshi se kanë kryer krimin më të përbindshëm që ka parë historia!!!! Te sheshi, te sheshi, te i njëjti shesh ku dikur kemi vrarë dhe s’na ka hyrë gjemb në këmbë!

Ky kontrast ngjarjesh mori në 72 orët e fundit pasionin dhe sherret politike e televizive të punikut të hutuar shqiptar, të kapur mes dy fabulash, njëra e vjetër dhe e padënuar, tjetra e re, e panjohur e mbi të gjitha e pagjykuar. Megjithatë kur ke përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën këto janë të gjitha detaje të parëndësishme. Ata i bëjnë vetë gjyqet, japin dënimin dhe të egzekutojnë publikisht, pa pritur të flasë drejtësia, të cilën historikisht e kanë konsideruar një ornament, fjala vjen si një palë perde muri.

E megjithatë kontrasti i mësipërm është shokues, pasi ve përballë dy gjendje ekstreme të të njëjtit grupim personash. Politikanë, gazetarë e analistë që prej vitesh presin largimin e Edi Ramës, para dhe gjatë 21 janarit, pra më pak se një javë më parë, pushtuan studiot për të mbjellë të njëjtën mjegull me të cilën është paketuar në 12 vitet e fundit ngjarja politike më tragjike që ka parë selia e kryeministrisë. I hodhën edhe një herë në tryezë të gjitha tezat hipokrite që kanë 12 vjet që i përdorin. I çoi Rama mish për top (pranojnë të paktën se në anën tjetër të gardhit protestuesit i priste topi!), protesta ishte e dhunshme, protesutesit gjuajtën dhe plagosën policët etjetj. Është e njëjta materie e pisët e atij që justifikon krimin me çdo mjet, që pranon gjithçka vetëm që të shpëtojë grigjën e vet.

Ndërkohë, si për një ironi therëse të fatit, orët që pasuan sollën në skenë Agron Nezën dhe Charles McGonigal. Dy personazhe deri atëhere të panjohur për publikun, por të njohur për politikën. Më të parin Berishën, e më pas Ramën e sic përflitet ndoshta edhe Metën. Gjyqi nqë SHBA ndaj zyrtarit të FBI McGonigal ka shpërthyer një stuhi më të madhe në Tiranë sesa në Uashington DC. Një nga ato spazmat tipike ku një pjesë e politikës dhe medias bërtet pa e ditur mirë pse bërtet. Rëndësi ka zhurma, sepse diçka do të mbetet.

Të njëjtët personazhe të cilët para një jave mpaknin e neglizhonin 21 janarin bashkë me dramën e tij të madhe të mbetur jetime, sot i janë futur për të gjetur medoemos fajin tek kryeministri shqiptar, për një proces ku ka kaq shumë të panjohura, sa është krejt e pamundur që të zbulosh sa nga dolën dollarët që u dhanë nën dorë në një garazh makinash në Amerikë, mes dy miqsh (Nezës dhe McGonigal) të cilët ishin në biznes mes tyre që nga viti 2008.

Berisha dhe të tjerët pas tij i janë futur me të njëjtin zell gjetjes së shenjave të gishtave të Ramës në këtë mesele parash në anën tjetër të Atlantikut, sa edhe u përpoqën një javë më parë që të mbulojnë edhe një herë tjetër shenjat e gishtave të shtetit shqiptar në krimin e ndyrë të 21 janarit 2011.

Kjo sjellje me dy standarte të skajshme, ku të njëjtët persona hiqen sikur nuk i shohin njollat e gjakut në mes të Tiranës, por janë të aftë të gjejnë sesi dy shtetas amerikanë shkëmbenin mes tyre shuma parash 10 mijë kilometra larg, është një leksion ekzemplar hikoprikize publike. Të bësh qorrin e shurdhin për krismat e armëve të Llupos e Prendit, por të vesh mikroskopin në distancë për paret nën dorë të Agron Nezës, do të thotë të jesh thjesht i pabesueshëm politikisht e intelektualisht i pandershëm. Sepse sipas logjikës së tyre të çmendur, Llupo e Prendi ishin dele para Agronit të “tmerrshëm”!

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rapsodi: 28/01/2023 11:12

    Saliu shoke Saliu Eshte non grata fateziu! Per ne burg e ka Xenin Prandaj ka rrembyer legenin.

    Përgjigju
  • Ceni: 28/01/2023 09:09

    O MINXHOZ ti që nga mbiemri dihet ku do të dalësh e kë krah mbron, vazhdo se tasin me përshesh hjithmonë plot e ke nga e majta

    Përgjigju
    • Eva: 29/01/2023 01:30

      Dhelpra kur s'i hengri dot rrushte tha se ishin te pabere! Kur s'i pelqen atij qe ta ka bere ty mullar ne maj te kokes more Cen, qenka Minxhozi i majte apo me boje te kuqe! Komenti yt eshte pikerisht ai qe Saliu na e mbolli per 30 vite dhe tani po i vjelim frutet!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare