TIRANE - Dritan Minxolli, njeriu i vetëm që po qëndron në burg për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, ka kërkuar të lirohet me kusht.

Minxolli në mujain janar të këtij viti ka arritur të fitojë një ulje dënimi, dhe se fill pas kësaj në 2 shkurt i është drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar lirimin me kusht.

Padia penale pritet të shyrtohet nga gjyqtari Petrit Çomo në datën 3 mars, ku dhe do vendoset nëse do jepet liria ose jo për Minxollin. Për tragjedinë e Gërdecit kanë dalë nga burgu Ylli Pinari dhe Mihail Delijorgji.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)