Minxhozi: Sali Berisha zgjodhi Metën dhe çau përfundimisht PD

Minxhozi: Sali Berisha zgjodhi Metën dhe çau përfundimisht PD

Meta dhe Berisha

Sali Berisha hodhi sot jo një, por dy hapa, në drejtim të formës dhe peshës që kërkon t’i japë opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nënshkroi një pakt afrimi me Ilir Metën dhe njëherësh firmosi divorcin me të paktën 60 përqind të grupit të tij parlamentar. Ai jo vetëm dështoi në shërimin e plagës “Basha” të mbartur nga fraktura e vitit të shkuar, e që në 8 janar krijoi përpjasjen e famshme fizike tek selia e partisë, por edhe më gjerë se kaq dështoi në misionin që i kishte vënë vetes gjatë fushatës së Foltores: bashkimin e Partisë Demokratike.

Berisha zgjodhi Petrit Vasilin përballë Enkelejd Alibeajt dhe Agron Gjekmarkajt. Një zgjedhje për t’u qarë “me vajtojca”, do thonin plakat e qëmotit. Është një zgjedhje që në pamje të parë privilegjon Metën ndaj ish-bashkëpunëtorëve të vet të hershëm që sot e kontestojnë. Një zgjedhje force dhe instikti në vend të një rruge më të gjatë kompromisi me listën e gjatë të parlamentarëve që nuk pranojnë t’i ulen në gjunjë. Është njëherësh edhe një zgjedhje afatshkurtër që dëmton vetë PD edhe për shumë kohë, e që e shtyn Berishën drejt një aleance me Metën ku askush prej të dyve nuk ja ka besën shokut.

Në pamje të parë u bashkuan ata që mendohet se kanë më shumë vota dhe që bërtasin më fort kundër Ramës. Mjafton t’u hedhësh një sy sondazheve të të gjitha krahëve në katër vitet e fundit, për t’u bindur se kjo dyshe nuk e rrezikon dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Me hipokrizi dhe me një amnezi në dukje të pafajshme, mediat rreth PD e PL kanë krijuar idenë se grupi i deputetëve rebelë në PD nuk vlen asnjë grosh, nuk ka asnjë votë, nuk janë askushi dhe nuk fitojnë dot asgjë.

Harrohet me qëllim në këtë rast se kriza e vërtetë e Partisë Demokratike e ka pikën e gravitetit në grupin e saj parlamentar, jo në degën e Kolonjës apo të Kukësit. Si e tillë, fraktura mes palëve në Kuvend do të vazhdojë ta dëmtojë peshën politike të Sali Berishës dhe në javët e muajt në vijim. Pasi sic u pa edhe me ligjin e dosjeve, pesha e kartonave të kundërshtarëve të Berishës brenda partisë, ka një peshë jo të vogël politike.

Me vendimin e sotëm, Sali Berisha i dha formë një faze krejt të re të karrierës së tij politike, krejt të ndryshme e të pakrahasueshme me atë të vitit 2005, aq shumë të evokuar këto muaj. Berisha i atij momenti që mblodhi rreth vetes edhe ata që dikur i kishte rrahur shesheve, sot është një iluzion bosh. Ky i sotmi ka bashkuar armët me Metën, si për të bashkuar hallin e vet mee atë të ish-presidentit.

Dy krerë politikë në të dalë të karrierave, secili me nga një hall mbi shpinë: njëri me dosjen amerikane, tjetri me dosjen e përfolur të komunizmit. Dhe në sfond, një listë e gjatë deputetësh e zyrtarësh demokratë që me prezencën dhe peshën e tyre politike e dëmtojnë që në nisje aleancën e re të Sali Gërdecit me Ilir Floririn, siç e quanin dikur njëri-tjetrin dy krerët e koalicionit që sapo hodhi firmat e themelimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja