Miodrag Lekiç propozohet për kryeministër i Malit të Zi, Presidenti Gjukanoviç e refuzon

Miodrag Lekiç propozohet për kryeministër i Malit të Zi, Presidenti Gjukanoviç e refuzon

Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi të martën propozimin që Miodrag Lekiç të jetë mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa hodhi propozimin që të shkurtohet mandati i parlamentit aktual, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Të hënën Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA e kryeministrit ne largim Dritan Abazoviç, u pajtuan që Miodrag Lekiç të jetë mandatar, por nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve të tyre në parlamentin 81 vendesh. Këto parti fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të gushtit të vitit 2020.

Presidenti Gjukanoviç në një letër drejtuar kryetares së parlamentit, tha se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re, meqë, sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Ai tha se nuk ishte i bindur se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, “që do t’u ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”. Ai vuri theksin te aspekti i sigurisë duke nënvizuar se kriza aktuale në Evropë, e shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë ka ndikime në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Gjukanoviç tha se zgjidhja e situatës politike është shkurtimi i mandatit të parlamentit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja nxiti përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze./VOA

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja