Përfaqësues të ekipeve së Seviljes dhe të Barcelonës kanë mbërritur në Tiranë për të zhvilluar takimet e fundit zyrtare në lidhje me ndeshjet miqësore. Fillimisht përfaqësuesit e dy ekipeve spanjolle janë takuar me ministrin e sporteve, Aldo Bumçi, ku është diskutuar për projektin. Diskutimi është lidhur me ndeshjen që ekipi i Seviljas do të zhvillojë përballë ekipit të Flamurtarit të Vlorës më datë 9 shtator në stadiumin “Qemal Stafa”.
Ndërsa përsa i përket ndeshjes me ekipin e Barcelonës akoma nuk është konkretizuar asgjë, por punhohet fuqishëm për të sjellë katalanasit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Pas takimit me ministrin e sporteve Aldo Bumçi, përfaqësuesit spanjollë janë drejtuar në Federatën Shqiptare të Futbollit ku janë takuar me Armando Dukën. Takimi që ka zgjatur për disa minuta u zhvillua për të marrë aprovimin e Federates Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e ndeshjes miqësor Flamurtari-Sevilia. Duka në përfundim i ka dhënë aprovim idesë për ndeshjen e luksit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com