Miqësoret kundër Katarit e Iranit,
Grumbullohen Mavraj, Etrit Berisha

Miqësoret kundër Katarit e Iranit,<br />Grumbullohen Mavraj, Etrit Berisha
Një listë thuajse e ribërë ajo e Kombëtares, për dy miqësoret kundër Katarit (22 maj, në Madrid) dhe Iranit (27 maj, në Stamboll). Portierët Ertrit Berisha (Kalmar, Suedi) dhe Shpëtim Moçka (Apolonia, Shqipëri), mbrojtësi Mërgim Mavraj (Greuther Fyrth, Gjemani), dhe mesfushorët Mërgim Brahimi (Grasshopers, Zvicër) dhe Sabien Lilaj (Lokomotiva Zagreb, Kroaci), janë pesë befasitë e listës të propozuar nga trajneri Xhani De Biazi.

Për dy kosovarët, Mërgim Mavrajn (me pasaportë edhe gjermane) dhe Ertrit Berishën (me pasaportë edhe suedeze) do te jetë hera e parë që do të veshin fanellën kuqezi, ndërkohë që mesfushori kosovar (me pasaportë dhe zvicerane) Mërgim Brahimi ka luajtur me Kombëtaren U-21 (madje ka shënuar gol në fitoren 4-3 kundër Moldavisë).

Mërgim Brahimi vlerësohet si një Ervin Skela i ri, pasi në të pesë ndeshjet me Shpresat ka shfaqur një repertor të pasur teknik dhe horizont në lojë. Mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani; mesfushori i Rizesporit, Hair Zeqiri, mesfussulmuesi i Polonia Varshavës, Edgar Çani, si dhe sulmuesit i Lokarnos, Armando Sadiku thirren për herë të dytë nga tekniku italian, pas asaj në miqësoren e humbur 2-1 kundër Gjeorgjisë. Portieri Samir Ujkani, i cili priti dy penallti në atë takim mungon në listë, pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në dorë.

Në fakt, edhe kapiteni Lorik Cana (Lacio, Itali) dhe mbrojtësi shkodran Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan), si dhe sulmuesi Erjon Bogdani (Siena, Itali) janë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit dytë italian që drejton Shqipërinë, pas Xhuzepe Dosenës, pasi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, Cana ishte në fazën e rehabilitimit pas dëmtimit në shtyllën kurizore, Bogdani sapo e kishte kaluar një të tillë, ndërsa Teli nuk u mor në konsideratë.

Për Shqipërinë është hera e parë, që do të luajë kundër Katarit dhe Iranit. Katari renditet në vendin e 84-t në FIFA (po aq sa Kombëtarja jonë), ndërsa Irani në vendi e 52-të dhe e ka fituar katër herë Kampionatin Aziatik, pra ka një përfaqësuese cilësore, gjë që e ka theksuar edhe sulmuesi Xhevair Sukaj, i cili aktivizohet në Iran me Sepahanin.
LISTA KUNDËR KATARIT DHE IRANIT
PORTIERË
1 Shpëtim Mocka 20.10.1989 Apolonia
2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 Orges Shehi 20.09.1977 Skënderbeu

MBROJTËS
4 Tefik Osmani 08.06.1985 Teuta
5 Lorik Cana 27.07.1983 Lazio
6 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
7 Admir Teli 02.06.1981 Qaraback
8 Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari
9 Mergim Mavraj 09.06.1986 Greuther Furth
10 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina

MESFUSHORË
11 Mergim Brahimi 08.08.1992 Grasshopers
12 Ervin Bulku 03.03.1981 AZAL Baku
13 Sabien Lilaj 10.02.1989 Lok. Zagreb
14 Gjergj Muzaka 25.09.1984 Skenderbeu
15 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
16 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
17 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
18 Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor

SULMUES
19 Erjon Bogdani 14.04.1977 Siena
20 Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava
21 Armando Sadiku 27.05.1991 Locarno
22 Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets
(a-sport/rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë