Miqësorja e luksit, De Biasi – Cana:
Duam që ta mposhtim Francën

Miqësorja e luksit, De Biasi – Cana:<br />Duam që ta mposhtim Francën
Kombëtarja është gati për tu përballur me Francën. Për trajnerin De Biasi 90 minutëshi i së shtunës do jetë i vështirë, por një vitrinë shumë e mirë për futbollistët. Franca për kapitenin e kuqezinjve Lorik Cana është shtëpia e dytë, por dëshira për ti mposhtur gjelat është shumë e madhe.

Ekipi ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit ne Elbasan Arena ku të gjithë janë në dispozicion të italianit i cili thuajse e ka përcaktuar edhe njëmbedhjeteshin titullar.

Franca do të luajë me gjithë yje, Pogba dhe Evra apo edhe Griezman e Varane. Trajneri Didier Deshamp vlerëson Shqipërinë.
“Shqipëria ështe një ekip shumë i vështirë për tu pasur si kundërshtar.

Kam vënë re se ata janë rritur në lojën e tyre dhe mund të them që po kalojnë një moment shumë të mirë. Mjafton të shikoni pikët që kanë në grup dhe mund ta vertetoni këtë. Ia kanë dalë të mundin Portugalinë dhe kjo nuk është gjë e vogël. Për mendimin tim ata kanë mundësi reale për të qenë pjesë e Europianit”, tha trajneri i gjelave.

Lez Bluz edhe të premten janë stërvitur në kryeqytet ku tekniku ka vendosur edhe piketat e fundit për 11 titullarët. Miqësprja luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën