Nesër do të zhvillohen disa ndeshje miqësore, mes tyre edhe Itali-Spanjë. Në prag të ndeshjes Del Boske shprehet se ”rezultati nuk do të mund të influencojë mbi atë që do të ndodhë në Botëror, ndaj nuk jam dakord me idenë e Prandelit që nuk donte ta luante një sfidë të tillë.
Pres të ndeshemi me Italianë me të cilën barazuam në Evropian dhe pastaj në Kupën e Konfederatave. E imagjinoj si një kundërshtare të fortë, me të cilën duhet të luajmë një ndeshje intensive” th ai. Ndërsa një tjetër ndeshje interesante është edhe Rumani-Argjentinë. Trajneri argjentinas Sabella deklaron se ‘Jemi të përgatitur për këtë ndeshje.
Sfidën me Rumaninë e shikojmë si një nga ndeshjet e fundit përgatitëse për Botërorin e Brazilit. Kjo besoj e tregon qartë sa seriozisht e kemi marrë këtë përballje”. Sabella është vendosur në qendër të shumë kritikave në Argjentinë, pasi nuk ka grumbulluar golashënuesin më të mirë në Seria A, Tevez, i cili ka spikatur me lojën e tij këtë edicion duke u kthyer në një makineri golash. Por, për trajnerin argjentinas, sulmuesi nuk vlen për botërorin e Brazilit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com