Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Anglisë ka përfunduar në barazim 2-2, me katër gola spektakolarë, por me një lojë jo të një niveli të kënaqshëm.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë vendasit godasin fuqishëm nga jashtë duke e dërguar sferën në shtyllë,

Fred përfiton nga kthimi i topit duke e dërguar në rrjetë. Çembërlein barazon në minutën e 67’, Runi kalon në avantazh Anglinë në 79’.

Por në fund Paulino barazon shifrat në 2-2. Ndërsa surpriza ka qenë Gjermania, e cila ka humbur me rezultatin 4-3 përballë ekipit të SHBA-ve.



D.B/SHQIPTARJA.COM