Ndeshja miqësore Flamurtari - Sevilja me rastin e festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë ka përfunduar me fitoren e spanjollëve me rezultatin 1-2.
Të pranishëm për të ndjekur ndeshjen në stadiumin "Qemal Stafa" ishte një numër mjaft i vogël tifozësh.

Ndeshja ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin që kalon në avantazh në minutën e 10' me Vukcevic. Avantazhi zgjati pak minuta pasi në minutën e 19-të, Sevilja fiton një 11-metërsh që e shndërron me Alvaro Negredon. Në pjesën e dytë Sevilja ka shënuar golin e dytë duke i dhënë fitoren miqëve përballë vendasve.


(d.b/shqiptarja.com)