Miqësorja, Lila-Cikalleshi: Franca
“qershia mbi tortë” për Shqipërinë

Miqësorja, Lila-Cikalleshi: Franca<br />“qershia mbi tortë” për Shqipërinë
“Ndeshja me Francën është “qershia mbi tortë” e edicionit” Është ndeshje me një ekip cilësor dhe e veçantë për t’u shijuar dhe për t’u kënaqur”.
 
Kështu shprehet mbrojtësi Andi Lila në prag të sfidës me ‘gjelat’ e cila do të zhvillohet më 13 Qershor në Elbasan.
 
Por, më shumë se ndeshja me Francën, në kampin kuqezi pritet me ankth vendimi i KAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen me Serbinë.
 
Lila thotë se nëse Shqipëria do të merrte tre pikët do të ishte një mrekulli. “Vendimin e presim me padurim, nëse 3 pikët do të jenë në favorin tonë do të jetë një mrekulli për të gjithë shqiptarët”.
 
Ndërsa për të ardhmen nuk jep shumë të dhëna “Kam një kontratë 3 vjet e gjysmë me Parmën. Shpresoj që të qëndroj në Itali tek Parma”.
 
Në konferencë me Lilën ka qenë edhe sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi që shprehet se vlerësojmë çdo ndeshje në maksimum për fatet drejt Francë 2016. Përsa i përket dëshirës për t’i shënuar Francës, sulmuesi shprehet se së pari preferon fitoren.
 
Ndërsa më shumë është ndalur te aventura e re në Turqi. “Kam rënë parimisht dakord me Instambul për 4 vite, por për shkak të impenjimit me Kombëtaren nuk kam shkuar të firmos.
 
Pas ndeshjes me Francën do të hedh firmën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëj një tjetër hap cilësor”deklaron ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën