Trajneri i ekipit kombëtar të U-21 ka shpallur listën e futbollistëve që ka thërritur për ndeshjen miqësore kundër ekipit të Katarit, e cila do të zhvillohet më datë 6 gusht, në Dandy United Stadium, në orën 15.30. Për këtë takim janë ftuar edhe katër lojtarë për herë të parë në ekipin kombëtar U-21.

Ata janë, Leart Pacarada i SV Sandhausen  (Gjermani), Dreni Hoxha i Shalke 04 (Gjermani), Valmir Sulejmani i Hannover 96 (Gjermani) dhe Mërgim Vojvoda i Standard De Liege (Belgjikë). Prurjet e reja sipas FSHF janë thirrur nga stafi i ekipit U-21 për shkak të paraqitjes së mirë, që kanë pasur me klubet e tyre, por njëri prej tyre Dren Hoxha u thirr vetëm pas deklaratave të media që dëshiron fanellën kuqezi.

Por trajneri Skënder Gega shprehet se “Janë të katërt lojtarë të talentuar, të cilët janë në planet tona për edicionin e ardhshëm. Për ta, pas kësaj ndeshjeje do të nisim procedurat për pajisjen me pasaportë”- tha Skënder Gega.

d.b/shqiptarja.com