Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka publikuar masat që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore më datë 13 Qershor në orën 18:00 Shqipëri-Francë në stadiumin “Elbasan Arena”.
 
Masat e policisë
 
 
  1. Rrugët që do të bllokohen janë: Shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji” dhe nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike. Parkimet nuk do të lejohen në sheshin para Pallatit të Sportit, si dhe nga rrethrrotullimi i luleve, deri tek rreth-rrotullimi i Zaranikës.
 
  1.  Për sigurinë e ndeshjes do të angazhohen një numër i madh punonjës policie nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, qarkullimi rrugor, policia e rendit dhe ajo e parandalimit të krimeve.
 
  1.  Tifozët që do të jenë të pranishëm nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji apo fishekzjarre.
 
  1.  Tifozët do të hyjnë në stadium dy orë para nisjes së ndeshjes për të shmangur radhët.
 
  1.  Fëmijët e mitur të papajisur me biletë, nuk do të lejohen në stadium.

d.b/shqiptarja.com