Miqësorja Shqipëri- Gjeorgji, policia
zbardh planin e masave për sfidën

Miqësorja Shqipëri- Gjeorgji, policia<br />zbardh planin e masave për sfidën
Më datë 16 Nëntor 2015, Policia e Kryeqytetit, ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqësuese Shqiperi – Gjeorgji, më datë 16.11.2015, ora 20.00  në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.
 
Nga ana e Policisë së Tiranës janë ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .
 
Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore :
 
Duke filluar nga ora 17:30 datë 16. Nëntor. 2015, segmentet rrugore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojnë të bllokuar.
 
Nuk do të lejohet parakimi dhe kalimi i mjeteve në segmentet rrugore si: të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”
 
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën