Miqësorja, tifozët “çmenduri” 
për një foto me yjet francezë

Miqësorja, tifozët “çmenduri” <br />për një foto me yjet francezë
Pak orë para se të udhëtojnë drejt Elbasanit ku do të zhvillohet miqësorja Shqipëri-Francë, yjet e kombëtares franceze së bashku me trajnerin Deschamps, kanë bërë një shëtitje relaksuese në kodrat e liqenit artificial. Prania e tyre në kodrat e liqenit ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët kërkonin të bënin fotografi me yjet e kombëtares francese si Pogba, Griezman dhe Lacazette. Ekipo i “gjelave”, ndodhet prej dy ditësh në Tiranë, ku pasditen e djeshme kanë zhvilluar stërvitje në Stadiumin Qemal Stafa.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet në “Elbasan Arena” sot në orën 18:00. Kjo ndeshje është një miqësore dhe si e tillë nuk përllogariten as pikët dhe as golavarazhi në grupin tonë eliminatorë për Europianin e ardhshëm. Shqipëria nuk ka fituar në asnjë ndeshje ndaj transalpinëve ndërsa ndeshja e kaluar përfundoi në barazim 1-1 zhvilluar në Renë në të Francës. Miqësorja Shqipëri-Francë luhet sot në 18:00 në Elbasan Arena.

futbollistet
(Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com-A1Report)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën