Dy ekipet provuan shumë, jo vetëm duke eksperimentuar në fushë me lojtarë dhe skema të ndryshme, por edhe me raste, por në fund nuk pati fitues.
Por edhe pse gola nuk pati ndeshja do të mbetet në memorie për fishkëllimat e tifozëve italianë ndaj himnit gjerman, por kapiteni Buffon dhe pjesa tjetër e ekipit të kaltër e duartrokitën duke qetësuar situatën.
Barazim edhe në ndeshjen tjetër mes Spanjës dhe Anglisë, por me gola dhe spektakël 2-2.
Adam Lallana dhe Jamie Vardy duket se po dërgonin Anglinë drejt fitores, por Spanja e tha fjalën e fundit në dy minuta e fundit duke shënuar me Iago Aspas 89’ dhe ISCO në të 90’ dhe barazuar.
Buffon duke duartrokitur himnin gjerman pas fishkëllimave të tifozëve italianë