Në mbrëmjen e sotme përpos Shqipërisë dhe Norvegjisë zbritën në fushë edhe shumë kombëtare të tjera për t’u testuar. Sfida më e fortë e mbrëmjes ishte ajo mes Portugalisë dhe Holandës, e cila përfundoi me fitoren e thellë të miqve me rezultatin 0-3.
Ronaldo, ndryshe nga ndeshja e parë me Egjiptin, sonte nuk arriti që të udhëhiqte Portugalinë drejti fitores, pasi Holanda u tregua më e saktë dhe qartë para portës duke e goditur tre herë.
Në ndeshjet e tjera Çekia mposhti Kinën 4-1 në shtëpi, Uruguai fitoi me Uellsin, Bullgaria me Kazakistanin, ndërsa Finlanda kaloi pa shumë vështirësi Maltën 5-0.
Komento