VIDEO/ Cristiano Ronaldo "pa busull", nuk shënon me portën bosh nga 5 metra largësi

VIDEO/ Cristiano Ronaldo

Pamje nga momenti i CR7

Manchester United fitoi 2-3 me Omonia në transfertë për grupin E të Europa League. Dueli nisi mirë për qipriotët, që kaluan në avantazh me Ansarifard. Do duhej dopieta e Rashford dhe goli i Martial që anglezët të përmbysnin ndeshjen. Tej tri pikëve, video që po bën xhiron e medieve është rasti i humbur nga Ronaldo.

Cristiano luajti gjithë takimin, ndërsa në të 78 minutë nuk dërgoi në rrjetë një pasim brenda zonës. Me portën thuajse bosh dhe nga pesë metra largësi, ylli portugez gjeti vetëm shtyllën duke treguar se ka humbur aftësitë që dikur nuk diskutoheshin. Me këtë fitore, United mban vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, tre më pak se kryesuesit e Sociedad që fituan me Sheriff.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët