Ronaldo shënon sërish, United e Chelsea nuk ndalen, Roma bie në Verona

Ronaldo shënon sërish, United e Chelsea nuk ndalen, Roma bie në Verona

Ronaldo feston golin ndaj West Ham

Pas javes së 5-të në Premier League në krye të renditjes krijohet një treshe e përbërë nga Chelsea, Liverpool dhe Manchester United me nga 13 pikë. Ronaldo shënoi sërish dhe United fitoi në Londër 2-1 ndaj West Ham.

Ndërkaq Chelsea po tregon gjithë potencialin e tij. Edhe pse këtë herë nuk shënoi Lukaku blutë e Londrës fituan 3-0 derbin ndaj Tottenham dhe sigurojnë fitoren e katërt në 5 ndeshje.

Në Serinë A Roma pësoi humbjen e parë në javën e 4-të dhe e humbi mundësinë për të marrë kreun. Verdhekuqtë u mposhtën nga Verona 3-2 në stadiumin Bentegodi.

Edhe Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Cagliarit në Olimpico.

Përgatiti Andi Kapxhiu

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda