Miqësoret, Milani fiton në Prishtinë, Barcelona 'shtyp' Napolin

Miqësoret, Milani fiton në Prishtinë, Barcelona 'shtyp' Napolin

Milani mposhti 2-0 Feronikelin në miqësoren historike të luajtur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Në një stadium të zbrazët kuqezinjtë shënuan nga një gol për secilën pjesë me spanjollin Suso që tundi rrjetën në minutën e 26-të.

Rafael Leao debutoi për ekipin italian në pjesën e dytë dhe dhuroi pasimin për golin e dytë të Milanit të shënuar nga Fabio Borini. Skuadra kosovare u ndal në shtyllë në një moment. Një test i mirë për kuqezinjtë dhe një ndeshje privilegji për Feronikelin dhe tifozët kosovarë.

Në miqësoret e tjera Napoli ka rezistuar vetëm një pjesë ndaj Barcelonës. Katalanasit e kanë fituar 4-0 ndeshjen e luajtur në Michigan Stadium me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë në harkun e 15 minutave. Luis Suarez ka tundur rrjetën në minutat 48 dhe 58-të. Ndërsa Griezmann e Dembele ishin autorët e golave të tjerë. Turneu La Liga-Seria A Cup fiton nga Barça e cila edhe në Miami kishte fituar 2-1.

Interi i Antonio Contes është ende një kantier i hapur por këmbngulës dhe me personalitet. Në Mestalla për zikaltërit vjen një tjetër fitore me penallti ndaj Valencias që është shumë më para me përgatitjet. 1-1 u mbyll koha e rregullt falë golave të Soler dhe Politanos ndërsa tek penalltitë Interi fitoi 7-6 duke bërë të vetin trofeun Naranja./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë