Kombëtarja shqiptare U-19 nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Lihtenshtejnit që do të luhen më 9 dhe 11 gusht në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 20 futbollistë për këto dy dy teste të rëndësishme, me ekipin që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.
Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion të gjithë elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 10 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta, Partizani e Dinamo dhe 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Empoli, Burnley, etj. Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-19 dhe janë futbollistë që premtojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.
Skuadra do të grumbullohet pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit. Ndeshja e parë e Kombëtares U-19 e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj është planifikuar të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 gusht duke nisur nga ora 17:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 gusht po në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në orën 10:00.
Këto miqësore ndaj Lihtenshtejnit janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën ‘Elite Round’.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50%
-
Jashtë
16.1%
-
Nuk lëviz
33.9%
Vota total: 186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'
25 Korrik, 16:39
-
Në krye të Shqipërisë deri në 2025-ën, ja prapaskenat me kontratën e brazilianit! Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho
25 Korrik, 12:37
-
Rinovimi me Kombëtaren, Sylvinho: Ishim të barabartë në Euro 24, para kemi sfida të reja
24 Korrik, 19:43
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik, 19:33
-
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi
24 Korrik, 08:55
-
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian
22 Korrik, 18:28
-
FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U17
20 Korrik, 09:20
-
Euro 'Zvicër 2025'/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë play-off
19 Korrik, 13:35
-
Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja në vendnumëro pas Euro 2024, Spanja ngjitet e treta në botë! Kosova humbet pikë
18 Korrik, 10:08
-
Euro 2024/ Barazimi 2-2 i Kombëtares kundër Kroacisë, UEFA e përzgjedh si një nga ndeshjet më të mira
18 Korrik, 09:42
-
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit, Shqipëri - Gjeorgji
16 Korrik, 20:28
-
Armand Duka: Europiani më i fortë se Botërori, Shqipëria ka në ekip një fenomen
16 Korrik, 15:58