Miqësorja e Kombëtares me Katarin, shtyhen ndeshjet e Superligës

Miqësorja e Kombëtares me Katarin, shtyhen ndeshjet e Superligës

Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 9 nëntor miqësoren me Katarin në Spanjë. Me fillim në 18:30, në Marbella trajneri Edi Reja do ketë të gatshëm lojtarët nga Superliga shqiptare si dhe ata që nuk kanë marrë shumë minutë në ndeshjet e kuqezinjve.

Në lidhje me këtë duel dhe për të mos cënuar garën në Superligë, ndeshjet e javës së 12-të janë spostuar me një javë. Të programuara për në 6 dhe 7 nëntor, duelet do zhvillohen në 12 - 13 nëntor. Kësisoj, Kombëtarja ka ndikuar në spostimin e Superligës me një javë, gjë që është miratuar edhe nga FSHF. Kujtojmë se në 26 tetor Shqipëria barazoi 1-1 me Arabinë Saudite në Abu Dhabi, po në një test miqësor të zhvilluar me lojtarët e Superligës. Veç Katarit, në 16 dhe 19 nëntor Shqipëria luan në "Air Albania" me Italinë dhe Armeninë në miqësoret e radhës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral