Prej orës 18:00 të pasdites së sotme tifozët mund të futen në stadiumin 'Air Albania' për ndeshjen miqësore të Kombëtares kundër Izraelit. Por nga pamjet e filmuara nga kolegu Ernest Koçi duket se interesi për këtë duel është i pakët.
Kontrollet për këtë sfidë janë më specifike se në ndeshjet e tjera, kjo edhe për shkak të peshës politike. Për t'u futur në stadium tifozët duhet të kalojnë disa kontrolle, si fillim nga security dhe më pas nga policia.
Nuk lejohet që tifozët të kalojnë me monedha dhe çelësa, ndërsa vështirësi po hasin edhe gazetarët pasi nuk lejohet që në tribunën ku ata kryejnë detyrën e tyre të mbajnë kufjet.
Lajmi kryesor:
LIVE/ Fillon epoka Maran në Kombëtare, nis në 'Air Albania' miqësorja Shqipëri - Izrael! Mehmeti gabon nga 5 metra largësi








