Në vendimet e fundit të qeverisë, janë bërë ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.

Sipas VKM-së, Xheni Beqaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Qeveria ka formalizuar edhe ndryshimin e emërtimit të dikasterit të Arsimit.

Orjana Osmani, e cila mbante detyrën e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, lirohet nga ky funksion dhe emërohet zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit, duke reflektuar ndryshimin e emrit të institucionit.

V E N D I M  PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Orjana Osmani, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M  PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 10/1, të kreut III, të vendimit nr.569, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.