Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:00 “Elbasan arena” ndeshjen miqësore kundër Uellsit 3 ditë pas humbjes turpëruese kundër Skocisë në Ligën e Kombeve. Ashtu siç pritej, për këtë 90 minutësh trajneri Christian Panucci që është pranë shkarkimit, ka bërë mjaft ndryshime në formacion.
Përveç Mavrajt, në mbrojtjen me 3 futbollistë nga minuta e parë do të luajnë Veseli dhe Ismajlaj, dy lojtarë që nuk startuan kundër Skocisë. Në mesfushën e ngjeshur me 5, rikthehet Hysaj, Basha, por edhe Andi Lila. Ndërkohë ën sulm Grzda do të mbështesë Bekim Balajn.
Te Uellsi ylli i skuadrës Garreth Bale do ta nisë ndeshjen nga stoli. Shqipëria pret Uellsin në miqësoren e “Elbasan Arenës”, një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.
Publikohen formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi
Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks, Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs
Miqësorja Shqipëri-Uells, formacionet zyrtare, kuqezinjtë me shumë ndryshime, Bale e nis nga stoli
Komento