TIRANE- Janë tre subjekte të sektorit të ndërtimit, me të cilat Autoriteti Kombëtar Rrugor ka lidhur këto ditët e fundit kontrata shtesë për punime në infrastrukturë. Pavarësisht se është pezulluar zhvillimi i tenderave për vepra publike të përmasave të mëdha gjatë ndërrimit të qeverive, kompanitë, të cilat kanë qenë ndër klientët më të mëdhenj të qeverisë Berisha kanë përfituar marrëveshje për kontrata shtesë.
POGRADECIKontrata e parë është nënshkruar midis Autoritetit Rrugor dhe kompanisë PE – VLA – KU që vepron në konsorcium me subjektin Çaushi. Ajo është firmosur më datë 12 shtator. Në kontratë vihet në dukje se punimet janë shtesë e kontratës së mëparshme, për lotin e dytë të segmentit nacional që lidh Qafë Thanën, fshatin e Linit dhe qytetin e Pogradecit, buzë liqenit, rrugë e cila është në gjendje skandaloze, ngaqë punimet janë ndërprerë për muaj me rradhë për mungesë fondesh. Vlera e kontratës për këto punime shtesë është në masën 323.7 milionë lekë të reja, ose 2.3 milionë euro.
RRUGA E ELBASANITNjë tjetër kontratë është arritur gjithnjë midis Autoritetit dhe kompanisë së njohur ANK, emri i së cilës përmendet shpesh ndër fituesit e tenderave të mëparshëm gjatë tetë viteve të fundit. Fjala është për punime, edhe këto të bllokuara, për zgjerimin e segmentit të Rrugës së Elbasanit në kryeqytet, që nis nga Fakulteti Filologjik, për të përfunduar në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e TEG-ut. Vlera është 158 milionë lekë ose 1,1 milionë euro. Kontrata është nënshkruar më 13 shtator.
TIRANE- VOREKontrata tjetër është ajo, e nënshkruar po më 13 shtator, për punimet shtesë në rrugën paralele me autostradën Tiranë-Vorë, krahu i majtë, në vlerë 100 milionë euro ose 714 mijë euro. Punimet do të kryhen nga Salillari.
TE DHENAT Segmenti Qafë Thanë – Lin – Pogradec (Loti 2) – shtesë
SubjektiPE – VLA – KU & Çaushi
Vlera323.7 milionë lekë
Data e lidhjes së kontratës12 shtator
SegmentiZgjerimi Rruga e Elbasanit – Unaza e Madhe Tiranë
SubjektiANK
Vlera158 milionë lekë
Data e lidhjes së kontratës13 shtator
SegmentiTiranë – Vorë rruga paralele krahu i majtë
(shtesa)
SubjektiSalillari
Vlera100.2 milionë lekë
Data e lidhjes së kontratës13 shtator
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
61.6%
-
Jo
35.5%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 4521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23