Një ankesë anonime në La Liga ka ndezur alarmin për një trukim të supozuar në një ndeshje të Kupës së Mbretit. Dueli korrespondon me turin e parë të sezonit të kaluar, Huracán Melilla-Levante, e cila u mbyll me fitoren e miqve 0-8. Tashmë është njoftuar policia për faktet dhe gjashtë personave iu janë marrë deklaratat.
Gjykata e Melilla është ngarkuar me hetimin e këtij trukimi të mundshëm, që thuhet se ka lidhje me bastet e paligjshme. Për momentin, hetuesit kanë marrë deklaratën e një ish-lojtari të Uracán Melilla. Ai u arrestua të martën e kaluar, por më pas u lirua.
Në këto kushte do hetohet humbja që kjo skuadër pësoi ndaj Levante në turin e parë të Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, nga e cila ishte fituar shumë ekonomikisht përmes basteve të paligjshme.
Për momentin më shumë detaje nuk dihen, megjithëse La Liga vihet në dispozicion të kujtdo që dëshiron të japë më shumë informacion për hetimin ose që dëshiron të raportojë ndonjë fakt tjetër që mund të ndikojë në integritetin e garave.