Mira Kazhani: A mund ta shpëtojmë Parashqevinë?

Mira Kazhani: A mund ta shpëtojmë Parashqevinë?

Parashqevi Simaku

Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun.

Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia.

Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën.

Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj.

Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj.

Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe.

Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër?

Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë?

Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon?

Janë pyetje retorike.

Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet.

Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt.

Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s'e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cindy: 14/12/2024 16:05

    Po..mire e ke ti moj zonje qe duhet ndihmuar..le ta ndihmoje komuniteti shqiptare ne Amerike.ata qe ka vite atje...pse se ndihmojne..Po gjynaf te katandisesh ne ate gjendeje ne mes te NYC..nuk po them qe eshte e lehte por po te punosh ja arrin..po kjo se ne intervisten e pare qe ka dhene punonte kenegetare ne restorant dhe ishte fundi I botes per kete..po ska ne kurbet duhet me puni ste mban njeri per syte e bukur.. Ne ishim me fakultete dhe ja kemi fillu ketu nga zéro ..kemi bé Pune krahu..kjo ne fillim ka pase edhe perkrahjen e burrit...por sishte e zonja me e mbajt..me letra e me te gjitha.. Po u mesua ne Shqiperi kjo beri 5 kenge neper festivale dhe u bé e famshme..pse spati bythen per me kendu neper restorante ..

    Përgjigju
  • Mira: 14/12/2024 08:48

    Keto sjane mire me mendjen. Turren kuturu kush te kepuse profka. E paska prere mera kete Kazhanin. Po femiljaret e sqaruan si me pare cka ndodhur. Divorc, traume me pasoje cerebrale dhe humbje kontakti per njs kohe te gjate. Ca te bejme? Ta shpetojme, po nga se? Ik moj gru dhe shko e gjeje meqe te ka kap meraku. Ose shkruji Rames gjende per PR e keput ndonje 100 mije usd ne "kerkim" te yllit!

    Përgjigju
  • Netnetnet: 14/12/2024 07:38

    Ndihmoni shqiptarët këtu një herë - ajo, efhe nëse është "ajo", është qytetare amerikane. A nuk e shihni që merr ndihma?!!! Po këtu a njihni ndonjë miliarder që shpërndan ndijma për shqiptarët që nuk e përballojnë dot jetesën???!

    Përgjigju
  • Stefan: 14/12/2024 05:04

    Une mendoj te hapet nje numer llogarie ta administrojne 3 veta per ndime nga shqioetaret kudo qe ndodhen

    Përgjigju
  • Tani: 13/12/2024 20:52

    Jep ti nese ke deshire nga rroga jote. Shqiptaret kane halle pa fund, shume vuajne per buken e gojes, pa ndihma e pa pension.

    Përgjigju
  • Ela: 13/12/2024 19:44

    Bravo Mira per kete artikull. Shpresoj te mos bjere ne vesh te shurdher e vertet te ndermerret nje nisme per ti ardhur ne ndihme.

    Përgjigju
    • Gaci: 13/12/2024 21:56

      "Tani" qenka bo per t'i qare hallin..sa gjynah.

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk