Nëse politika nuk do të ndërhyjë autoriteti i ngritur për hapjen e dosjeve do të arrijë të zbulojë bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.
 
Kështu ka deklaruar anëtari i këtij autoriteti Simon Miraka në emisionin Rreze Dielli të transmetuar në Report Tv.
 
Sipas tij autoriteti ka seriozitetin maksimal për t’i hapur dosjet që do t’i jepet fund akuzave mes palëve.

"Duke marrë parasysh njerëzit që janë zgjedhur edhe unë shoh një farë serioziteti sepse është hera e parë që autoriteti del përpara komisionit të ligjeve. Shpresoj që të jetë diçka serioze dhe transparente dhe të mos ndërhyjë politika.

E gjithë rëndësia dhe ecja e autoritetit të hapjes së dosjeve është të jetë një institucion i pavarur, të mos kemi më akuza. Jemi dëshmitar të akzave në parlament por ka një institucion që do të merret me ketë komision dhe do ta çertifikojë nëse është apo nuk është. Shpresoj që nuk janë zhdukur të gjitha, sigurisht që gjatë këtyre viteve politika edhe mund të ketë ndërhyrë por unë mendoj që ka kopje dhe nuk janë zhdukur të gjitha
", u shpreh Miraka.