Miranda Kerr është vajza e ëndrrave të çdo mashkulli por mëngjesin e sotëm ajo ka deklaruar se nuk është në kërkim të një të dashuri të ri.

Në shtëpinë e saj ka mbërritur një buqetë e madhe me trëndafila në ngjyrë krem dhe rozë e çelët.

Buqeta ishte e vendosur në një mbajtëse qelqi dhe në një shportë tjetër shihet një arush dhe 5 tullumbace.

miranda kerr

Djaloshi që i ka transportuar është ndalur nga rojet e sigurisë jashtë apartamentit të saj dhe kanë marrë dhuratat.

Nuk dihet kush është dërguesi anonim, por mendohet që të jetë James Packer.

Megjithëse të dy kanë pohuar se midis tyre ka vetëm miqësi, James shihet si kandidati i mundshëm i dhuratave për modelen Miranda Kerr dhe djaloshin e saj 3 vjeçar Flynn.

Modelja ka deklaruar se është e fokusuar tek vogëlushi dhe puna e saj mëngjesin e sotëm.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)