Ka vetëm disa ditë që është ndarë nga partneri i saj Orlando Bloom, por Miranda Kerr duket më e lumtur se kurrë.
Ajo ka fluturuar nga Los Angelesi drejt Nju Jorkut për të takuar vogëlushin e saj Flynn.
Një buzëqeshje rrëzëllitëse ka mbuluar fytyrën ëngjëllore të Kerr teksa ka mbërritur në aeroport.
Modelja seksi duket se mezi ka pritur të bashkohet me djalin e saj.

Ajo është shfaqur e veshur “casual” por plot stil, ndërkohë që është dukur si gjithmonë në formë, me lëkurën e saj të qumësht dhe flokët e ndritshëm.
Nuk ka mundur ti shpëtojë paparacëve momenti i takimit të Kerr me djlain e saj, të cilit i ka dhuruar përqafime dhe puthje të ngrohta.
Kerr dhe Bloom kanë deklaruar se janë ndarë miqësisht dhe se djali do të jetë prioriteti kryesor edhe pas ndarjes.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com