Mirash Ivanaj: Aleks Buda më
tha ‘kandido si deputet i Frontit’

Mirash Ivanaj: Aleks Buda më<br />tha ‘kandido si deputet i Frontit’
Në dosjen hetimore të Mirash Ivanajt, përveç raporteve të ndjekjes nga punonjësit e Sigurimit ruhen edhe një pjesë e deklaratatave të tij në hetuesi, të cilat janë në disa variante me shkrim dore dhe të shtypura në makinë shkrimi. Një deklaratë ose procesverbal ruhet në dy apo tre versione, megjithëse përmbajtja është identike.

Nga deklarimet e tij në hetuesi sjellim sot një deklaratë të shkurtër  mbi takimet e tij me Kolë Kuqalin dhe Kostë Boshnjakun, si dhe një procesverbal të marrjes në pyetje me 10 korrik 1947 nga oficeri i Sigurimit Petrit Arbana, ku bie në sy, se në procesverbal janë të shënuara vetëm përgjigjet e Ivanajt dhe jo pyetjet që i janë bërë.

Po ashtu nga dosja  hetimore e ish-ministrit të arsimit, ruhen edhe disa shënime hetimore, ku shënohen  disa prej takimeve të Ivanajt pas ardhjes së tij në Shqipëri në 1945 e deri në momentin e arrestimit në maj të 1947.
Shënimet ngjajnë si një përmbledhje e informacineve që hetuesi ka parë me interes nga raportet e survejimit të Ivanajt.

Më poshtë i sjellim të zbardhura sipas origjinalit këto tre materiale të shkëputura nga dosja hetimore e Mirash Ivanajt arrestuar në maj 1947, dënuar me 7 vjet burg, të cilat i vuajti deri në fund, pa mundur të dilte i gjallë që andej, pasi vdiq në rrethana të dyshimta pas një operacioni të zakonshëm 12 ditë para se të lirohej nga burgu.
Ad.Pe.

- D e k l a r a t ë -
(Pjesë deklarate e Mirash Ivanajt dhënë në hetuesi)
 
Unë i nën shkruari Mirash Ivanaji deklaroj se me Kol Kuqalin nuk jam takuar fare.
Me ish Drejtorin e bankës Shtetit Kostë Boshnjakun jam takue mbas pesë gjashtë ditëve, mbasi kam ardhë në Shqipni. Jam takue në bankë kur kam shkue të marr hipotekë mbi shtëpinë t’eme mbasi kisha nevojë për të ble plaçka shtëpije. Ai më tha se me ipotekë nuk jepet në bazë të ligjeve që ishin në bangë veçse me kambjal të garantuem dhe nuk mora gja. Ay më pyeti mbi konditat ekonomike të Turqisë.

Unë i dhashë shpjegimin mbi disa artikuj që dijsha si p.sh. mishin, sheqerin, orizin, vajin, etj. tue i tregue çmimet e tyre atje, të cilat ishin ma lirë këtu. Tjetër nuk kam bisedue me ‘të. Aty kam qëndrue (në zyrë të tij) 10 minuta. As një herë tjetër nuk jam takue me ‘të. Këto çmime m’i kërkoji tue thënë se do mbaj një konferencë në nadio, të cilën si mbas tij ishte tye e pregatitë. As një gja tjetër nuk më ka thënë. Këjo punë ka ndodhë në Tetor të 1945-sës.
 
Deklarusi:
(Mirash Ivanaji)
(firma)
 
***
Vdekja Fashizmit
Liri Popullit
 
Proçes – Verbal
Sot me datën 10 Nëndor 1947 (dhjetë Nëndor njëmij e nëndëqind e duzet e shtatë) n’ora 20, në zyrat e Rajonit Nr.4 (katër), para meje Toger Petrit Arbana, me cilësi oficer pranë Drejtoris Sig. Shtetit, merret në pyetje i quajturi Mirash Ivanaj, i bir’i Dodës (vdekur) dhe i Zogjes (vdekun), i dat-lindjes 1891 (njëmijë e tetëqind e nëntëdhjet e nji), me profesion profesor, me arsim katër klasë universitet, i cili mbasi u-pyet deklaron sa ma poshtë: ...

     P.P. Kam lindur në qytetin e Podgoricës të Jugosllavis në vitin 1891. Këtu kam krye shkollën fillore dhe pastaj kam shkue në beograd ku atje kam krye mësimet e mesme...
     P.P. Në vjetin 1913 kam shkue në Romë ku atje deri në vjetin 1923 kam krye dy fakultetet Fillozofin dhe Drejtësin...
     P.P. Në fund të vjetit 1923 kam kthye në Shkodër, ku kam ndihmue kushërinin t’im Nikolla Ivanaj, për nxjerjen e nji gazete me emrin “Republika”...
     P.P. Në vjetin 1925, u-bana Drejtor i Liceut të Shkodrës ku vazhdova deri në vjetin 1930. ..
     P.P. Nga viti 1930-1933 erdha si profesor në Liceun e Tiranës. ..
     P.P. Në vjetin 1933, u-bana Ministër i Arsimit ku ndenjta me këtë detyrë deri në vitin 1935. Pastaj që nga 935 deri ditën e 7 Prillit 1939, kur Italija Fashiste pushtoj Shqipnin kam qenë kryetar i Kshillit të Shtetit. Në këtë kohë u-largova jashtë shtetit dhe shkova në Turqi, ku kam qëndrue deri në Shtator të vjetit 1945-së ku pastaj kërkova leje për t’u kthye në Shqipni, e cila mu pranue....
     P.P. Me 1 Tetuer të vjetit 1945 jam kthye në Shqipëri dhe kam ardhë në Tiranë.
     P.P. Gjatë kohës që kam ndejt jashtë jam pa me Zogun tri herë. Nji herë në Follorinë të Greqis me gjind të tjerë dhe dy herë në Stamboll. Në Stamboll jam takue me të nji herë me rastin që më thëritën për të pregatit konceptin e nji proteste që aristokracija e Zogut donte t’ja dërgonte Lidhjes së Kombeve, të cilën unë e pregatita dhe jua dërgova, por nuk dij nëse shkoj ose jo dhe nji herë tjetër më thëriti Zogu vetë dhe më tha se kishte ndërmend për të formuar nji Komitet për të veprue për çlirimin e Shqipnis. Ai më tha se në këtë komitet do të jesh dhe ti antar dhe ky komitet do të përbëhet nga tre katër vetë myslimanëm ortodoks dhe katolik. Kur unë i kërkova spjegime se kush do t’ishin dhe elementat e tjerë ai më tha për Kostaq Kotën dhe porsa mora vesht këtë emër refuzova me hye në këtë komitet, për arsye se këtë njeri e konsiderojshe si të komprometuem dhe sepse nuk kishe ndonji të shkueme me të. Pas kësaj here unë nuk e kam pa ma këtë njeri dhe nuk dij se çu bë, më vonë me qenë se dhe ky nuk vonoj shumë dhe u-largue nga Stambolli për në Francë dhe pas ramjeskësaj në Londër. ..
     P.P. Kur unë ishja në Turki në vjeshtën e vjetit 1940 ka ardhë në Stamboll nji farë Englezi me emën Sterling me qëllim për të krijuar nji Komitet me njerëz si Musa Jukën, Mehmet Konicën, Branko Merxhani, Abdyl Sula dhe Qemal Butka. Ky i fundit ka refuzue për të marë pjesë në këtë komitet, por dhe komiteti vetë nuk ka ekzistue vetëm se ka qenë fjala për krijimin e tij. ...
 
     P.P. Në Prandverë të vjetit 1941 Sterlingu i ka propozue Qemal Butkës për të hy në një komitet tjetër, i cili do të formohesh jashtë Turqis. Ky komitet dot’ishte zyrtarisht i njoftun si përfaqësi e Shtetit Shqiptar sikurse kishin edhe shtetet e tjera. Në këtë kohë unë bashkë me Qemal Butkën jemi nis për në Jerusalem ku-u ndalëm. Neve kishim ndërmend për të shkue n’Egjypt për arsye jetese. Në Jerusalem komiteti nuk u-bë dhe kshtu Qemali ka shkëput ç’do relacion me Englezët. Ky komitet do të formohesh dhe nga shqiptarë të tjerë të vendeve të ndryshme, ndërsa nga Turqija ishin vetëm tre vetë Qemal Butka, Branko Merxhani, dhe Abdyl Sula. ..
     P.P. Në Jerusalem këto janë pague nga Sterlingu nga 50 stërlina letër për tre muej; më vonë ky komitet nuk u-formua dhe kshtu unë me Qemalin u nisëm për në Turqi për arsye se nuk na u-dha vizë për në Egjypt. Unë e kalova kufirin për në Turqi kurse Qemalin nuk e lanë dhe e kthyen përsëri dhe pas 7-8 muajsh që qëndroj ky në Jerusalem u-lejua të shkojë në Kairo. Unë si u ktheva nga Jerusalemi në Turqi u-stabilizova në Stamboll ku kam qëndrue deri sa u ktheva në Shqipni. Kur unë u ktheva në Shqipni kanë ardhë me më pa në Hotel Kontinental ku u qëndrova 5 ditë shumë elementa të ndryshëm oër me më dhanë mirseardhjen ndërmjet të cilëve Gjergj Kokoshi, Ali Bakiu etj. këtu kemi bisedue vetëm për çështjen e luftës dhe të ndryshimeve që unë gjenje këtu e shumë të tjerë vijshin e më pyetshin për njerzit e tyre jashtë, si kisha kalue unë etjera.
     P.P. Nji herë më ka ardhë në shtëpi t’ime Gjergj Kokoshi kur unë ishja i smund për me më pyet në se ishja emnue profesor dhe për me më pa librat e mija që kisha tërhek nga biblioteka ato dit. Ky më tha se kishte ndërmend të vente kandidaturën për deputet dhe të nxirte nji gazetë. Un i thashë se a mendon për të formue opozitën dhe ai më tha se nji opozit legale nuk do ti vinte keq Qeveris. Gjergji me këtë rast me qenë se zumë dhe muhabet në lidhje me arsimin un kam kritikue për ligjën dhe reformën që e bënte shkollën e mesme me 7 klasë. ...
     P.P. Ato ditë unë ishja emnue profesor dhe kisha fillue nga puna. Gjat kohës jam takue me elementa të ndryshëm, por me asnjë nuk kam bërë bisedë vetëm sa jam përshëndetë, kshtu në këmbë rrugës me një tunjatjeta. Me Gj. Kokoshin un pas kësaj here e kam pa nji herë në shkollë dhe nji herë në rrugë dhe nuk kam bërë asnjë muhabet për çështje politike me këtë, jo vetëm me këtë, por dhe me asnjeri tjetër. ..
     P.P. Shumë veta harrova të them se kur kam ardhë në fillim më kanë pyetur se ç’farë kishe ndërmend të bënje dhe un iu jam përgjegjur se kam ndërmend të futem n’arsim.
     P.P. Një ditë në nandor të 1945 kur unë mershe librat e mija në bibliotekë më kanë thënë Hasan Reçi me Aleks Budën dhe Skënder Luarasin që kisha me ba mirë sikur të paraqitshe kandidaturën për deputet dhe sidomos ngulte këmbë për këtë gjë Skënder Luarasi, i cili më thoshte se do t’ishte mirë të paraqiteshe si kandidat i Frontit, por unë u-jam përgjegjur duke treguar dhe arsyet e mija se nuk kisha ndërmend të përfaqësoj si deputet luftëtarët me qenë se isha njeri i regjimeve të kaluara. ...
     P.P. Gjat kohës që prej kthimit t’im në Shqipëri e deri ditën që unë u arrestova nuk jam takuar me asnjë të huaj. Un nuk dij të kem frekuentuar ose të kem ndejt në sgoqri jashtë me elementa të ndryshëm dhe të kem bërë bisedë me ta qoftë për politikë të jashtëme ose të mbrendëshme. ...
     P.P. Reformat e ndryshme të Pushtetit i kam parë me sy të mirë sepse bëheshin për të mirën e popullit. Puna e jime gjat kohës që prej kthimit deri ditën e arrestimit ka qenë në shkollë dhe në shtëpi. Un nuk kishem qejf të mirem me politikë dhe qëllimi i kthimit t’im në Shqipëri ka qenë vetëm se donja të kontribuonje dhe un në Shqipërin e Re n’arsim që ishte profesioni im. ..
     Tjetër nuk kam se ç’të them, të gjitha sa deponova më sipër janë krejt të vë vteta dhe ky proçes-verbal si mu këndue me za të naltë e firmos me vullnetin t’im të lirë pa mu bërë asnji presion.
 
I  p a n d e h u r i                                Oficeri Hetues
 (Mirash Ivanaj)                                (Toger Petrit Arbana)
       (firma)                                       (firma)
 
 
Shënime operative
(Pjesë shënimesh  ku përmblidhen lëvizjet dhe takimet e Mirash Ivanajt gjatë përiudhës para se të arrestohej)
 
Më 4-5-1947 (takohet) me djalin e math të Shaqir Petrelës dhe Kostandin Boshnjakun:
Më 15-I-1945 me Gjergj Kokoshin
     Parulla e hapur për regjencën: ku do të merrte pjesë edhe Mirashi (ndërhyrja nga Englezët...)
Më 9-XI-45 në shtëpi të Sali Taganit.
     Ali Bakiu – Mirash Ivanaj i shqetësuar pse Engl. nuk e përkrahin Shqipërinë.
     Nikolla Ivanaj – kandidatura
     Aleatët kanë deklaruar se A. e K.P.N.Çl. janë emëruar dhe jo zgjedhur (ka thënë Mirashi).
     Nikolla Ivanaj - _______ Tirana. Gjergj Kokoshi dhe kundërshtimi.
     Mirashi: (“Arsimi në Shqipëri ka vdekur) (27.I.47). Po Bedri Llagami? Baki Sinella? Jorgji Pano? (Për tekstet) dhe ripunimi nga njerzit kompetentë.
16-II-47 – Në shtëpi të Sali Taganit
24-X-45 – Në dyqan të Shazivar Islamit. (Shazivari: Gjergj Kokosh. F. Prodani)
21-XII-45 – Më dt. 19-XII-1947 me një ushtar të M.P.
Nga proçesi i Shaban Ballës: I kishin prezantuar englezët si njerëz të tyre:
     Suad Asllanin, Vasil Arnaurin, Gjergj Kokoshin dhe Mirashin.
18-II-1946. Gjat javës ka vajtur dy herë në Unrra dhe është takuar personalisht me Oakley Hill.
7-X-45. Takuar me Muhamet Hoxhën. (Muhameti me Gjergjin pastaj) (ka qenë edhe Nikolla).
1-X-1945: Në Kontinental e Kesh. të n/pref. Me Gjergjin paradreke. Pas dreke Petro Markua me të shoqen. Pasdreke: ca oficera englezë, konsulli Italian, Selman Ndreu, Mustafa Grëblleshi, tre persona të ish legatës Turke, Nonda Bulka, Kiko Sherko.
     Mirashi dhe Gjergji takohen me Ali Bakinë. Me ta takohet edhe Suat Asllani. Gjergji dhe Mirashi kthehen përsëri në Kontinental.
2-X-1945. Me një Elmaz ... dhe një burrë të shkurtër, me republikë, të kaluar nga mosha, me pallto grixho.
Më 8-X-45. Për drekë tek Reuf Fico.
9-X-45. Takohet tek rr. e Postës me Must. Demnerin.
10-X-45. Ne noteri Jonuz Tafaj.
3-7-45. Me të birin e Hafëz Ali Korçës, tek Ali Kaceli, mekanik Filip Ujka.
 
 
Shënime operative
(Pjesë shënimesh mbajtur nga punonjësit e sigurimit që kanë vëzhguar lëvizjet e Mirash Ivanajt gjatë përiudhës para s etë arrestohej)
 
Më 4-5-1947 (takohet) me djalin e math të Shaqir Petrelës dhe Kostandin Boshnjakun:
Më 15-I-1945 me Gjergj Kokoshin
     Parulla e hapur për regjencën: ku do të merrte pjesë edhe Mirashi (ndërhyrja nga Englezët...)
Më 9-XI-45 në shtëpi të Sali Taganit.
     Ali Bakiu – Mirash Ivanaj i shqetësuar pse Engl. nuk e përkrahin Shqipërinë.
     Nikolla Ivanaj – kandidatura
     Aleatët kanë deklaruar se A. e K.P.N.Çl. janë emëruar dhe jo zgjedhur (ka thënë Mirashi).
     Nikolla Ivanaj - _______ Tirana. Gjergj Kokoshi dhe kundërshtimi.
     Mirashi: (“Arsimi në Shqipëri ka vdekur) (27.I.47). Po Bedri Llagami? Baki Sinella? Jorgji Pano? (Për tekstet) dhe ripunimi nga njerzit kompetentë.
16-II-47 – Në shtëpi të Sali Taganit
24-X-45 – Në dyqan të Shazivar Islamit. (Shazivari: Gjergj Kokosh. F. Prodani)
21-XII-45 – Më dt. 19-XII-1947 me një ushtar të M.P.
Nga proçesi i Shaban Ballës: I kishin prezantuar englezët si njerëz të tyre:
     Suad Asllanin, Vasil Arnaurin, Gjergj Kokoshin dhe Mirashin.
18-II-1946. Gjat javës ka vajtur dy herë në Unrra dhe është takuar personalisht me Oakley Hill.
7-X-45. Takuar me Muhamet Hoxhën. (Muhameti me Gjergjin pastaj) (ka qenë edhe Nikolla).
1-X-1945: Në Kontinental e Kesh. të n/pref. Me Gjergjin paradreke. Pas dreke Petro Markua me të shoqen. Pasdreke: ca oficera englezë, konsulli Italian, Selman Ndreu, Mustafa Grëblleshi, tre persona të ish legatës Turke, Nonda Bulka, Kiko Sherko.
     Mirashi dhe Gjergji takohen me Ali Bakinë. Me ta takohet edhe Suat Asllani. Gjergji dhe Mirashi kthehen përsëri në Kontinental.
2-X-1945. Me një Elmaz ... dhe një burrë të shkurtër, me republikë, të kaluar nga mosha, me pallto grixho.
Më 8-X-45. Për drekë tek Reuf Fico.
9-X-45. Takohet tek rr. e Postës me Must. Demnerin.
10-X-45. Ne noteri Jonuz Tafaj.
3-7-45. Me të birin e Hafëz Ali Korçës, tek Ali Kaceli, mekanik Filip Ujka.
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë