Bashkimi Evropian në Shqipëri ka reaguar për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, ku thotë se këto ndryshime nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi Reformën Zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit.
"Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit.
Në vijim të deklaratës, BE shpreh keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik, para se të votohen ndryshimet në parlament.
"Na vjen keq që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votohen ndryshimet në Parlament.
Megjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.
Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.
Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit", shkruhet në deklaratë.
Ambasadori i BE Luigi Soreca ka mbështetur reagimin e BE-së në Shqipëri për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Në reagimin e unionit të BE thuhej këto ndryshime nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi Reformën Zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit, ndërsa shprehej keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik, para se të votohen ndryshimet në parlament.
"Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit", është ku një nga reagimet e BE, i shpërndarë nga Soreca në "Twitter".