Ambasadori italianë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në parlament. Ambasadori ka theksuar se Italia gjithmonë do të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE, ndërsa thekson rëndësinë e bashkëpunimit, dialogut gjithëpërfshirës si çelësin e suksesit për çdo reformë.
"Përgëzime parlamentit për miratimin e reformës zgjedhore sipas marrëveshjes politike të datës 5 qershor. Gjithmonë me shtetasit shqiptarë në rrugëtimin drejt BE. Bashkëpunimi midis të gjitha palëve, dialogu dhe gjithëpërfshirja janë çelësi i suksesit për çdo reformë të mirë dhe jetëgjatë", shkruan Bucci.
Lajmi kryesor:
Kuvendi vulos paktin e 5 qershorit, SHBA-BE: Një hap drejt hapjes së negociatave. Yuri Kim: Mirëpresim rithirrjen e Këshillit Politik










