Buxheti 2025/ PD e Berisha propozojnë 34 amendamente! Kërkohet caktimi i minimumit jetik! Të pezullohen shpenzimet e luksit dhe tre koncesioneve në Shëndetësi, përveç Dializës (AMENDAMENTET)

Buxheti 2025/ PD e Berisha propozojnë 34 amendamente! Kërkohet caktimi i minimumit jetik! Të pezullohen shpenzimet e luksit dhe tre koncesioneve në Shëndetësi, përveç Dializës  (AMENDAMENTET)

Gazment Bardhi, kreu i grupit të PD

Tirane - Dy ditë nga seanca parlamentare (3 dhjetor) kur në kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti i vitit 2025, Grupi Parlamentar i PD ka depozituar 32 amendamente për buxhetin e 2025 të cilat sipas tij do të ndihmojnë të sigurojnë mirëqenien minimale të qytetarëve.

Dy amendamenteve janë dërguar edhe nën emrin e kryetarit të PD-së Sali Berisha. Ish kryeministri kërkon pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë dhe ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve

Gjithashtu kërkohet caktimi i minimumit jetik me 200 mijë lekë, pesëfishimi i fondit për rritjen e pensioneve, rritjen me 1 % te  buxhetit për arsimin e shëndetësinë dhe pezullimin e pagesave buxhetore për tre PPP-te në shëndetësi, përveç dializës.

Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve. 

Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente. Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve,' shkruan Bardhi në një postim në facebook 

1. Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë - SALI BERISHA
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve - SALI BERISHA
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) - FLAMUR NOKA
4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) - GAZMENT BARDHI
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët - GAZMENT BARDHI
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët - OERD BYLYKBASHI
7. Tre-fishimi i fondeve për ish të përndjekurit (nga 1.2 miliardë lekë në 4.2 miliardë lekë). - GRETA BARDELI
8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). - EDMOND SPAHO
9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). - TRITAN SHEHU
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). - ALBANA VOKSHI
11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale - ALBANA VOKSHI
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC - ALBANA VOKSHI
13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). - SORINA KOTI
14. Rritja me 20% te pagave në shëndetësi. - SORINA KOTI
15. Rritja me 20% te pagave të mësuesve dhe pedagogëve. - INA ZHUPA
16. Kërkimi shkencor, fond të dedikuar prej 2 miliardë lekë. - INA ZHUPA 
17. Rritja e fondeve të ilaceve të Onkologjikut (10% të akcizave duhan alkool, jo më pak se 15 mln euro shtesë). - ZHENI GJERGJI
18. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë). - ZHENI GJERGJI
19. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). - XHELAL MZIU
20. Paketë mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë (kompensim nga shfuqizimi i euros). - JORIDA TABAKU
21. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë. - BLEDION NALLBATI
22. Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore të formës së prerë). - EMILIA KOLIQI
23. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve. - FLAMUR HOXHA 
24. Pagesë për paruket dhe materialet e tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmundje të kancerit - NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
25. Shtesë 3 miliard lekë për të përballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve - TRITAN SHEHU
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional - ANDIA ULLIRI
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni - LUAN BAÇI
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale - ERALDA BANO
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të ardhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre - ERALDA BANO
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit - LINDITA METALIAJ
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do të shpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga  Hec  Fierzës - ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm - ELDA HOTI
33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik - BUJAR LESKAJ
34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB - BUJAR LESKAJ. 

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën